26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Gazetarja Liridona Vejseli gjobitet me 700 euro, shoqatat e mediave alarmojnë për presion ndaj lirisë së shtypit

Gazetarja dhe kryeredaktorja e portalit “Pa Censurë”, Liridona Vejseli, po përballet prej dy vitesh me procese gjyqësore në Tetovë dhe Gostivar, pas padive të ngritura ndaj saj nga gjyqtarë, nën pretendimin për keqpërdorim të të dhënave personale në raportimet e saj.

Së fundmi, Vejseli u dënua me një gjobë prej 700 eurosh, pasi në një shkrim gazetaresk kishte përmendur emrin e një gjyqtari të Gjykatës Themelore në Tetovë. Ajo ka apeluar vendimin në Gjykatën e Apelit dhe shprehet se i gjithë procesi i ngjan një loje “pingpongu” institucional, duke e konsideruar atë si një përpjekje për ta ndëshkuar për punën e saj.

Rasti lidhet me një publikim ku Vejseli trajtoi një çështje penale me interes publik, në të cilën një burrë ishte dënuar me vetëm tre muaj burg për dërgimin e materialeve pornografike një të miture. Në arsyetimin e vendimit gjyqësor, thuhet se publikimi i emrit të gjyqtarit ka dëmtuar nderin dhe reputacionin e tij profesional.

Gazetarja thekson se, ndonëse emri i gjyqtarit është publikuar edhe nga media të tjera, ajo është e vetmja që është ndëshkuar penalisht, duke ngritur shqetësime edhe për sigurinë e saj personale.

Ndërkohë, Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se po e ndjek rastin, por se procedura është ende në proces dhe nuk ka një vendim përfundimtar. Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë i ka ofruar Vejselit ndihmë juridike, duke e cilësuar “absurde” ndjekjen penale për publikimin e emrit të një gjyqtari dhe duke paralajmëruar se raste të tilla përbëjnë kërcënim serioz për lirinë e medias dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...