15.5 C
Tiranë
Thursday, May 14, 2026
spot_img

“Pezullohet pa afat” kompania e Gaz Pajës – pikëpyetje mbi statusin e ‘investitorit strategjik’ në Dhërmi

Gazmend Paja, aktori i njohur i programit kabare “Portokalli”, ka vendosur të pezullojë aktivitetin e kompanisë së tij, përmes së cilës kishte përfituar statusin e “investitorit strategjik” për ndërtimin e një kompleksi turistik në Dhërmi, me vlerë rreth 14 milionë euro.

Sipas dokumentacionit zyrtar, më 19 janar të këtij viti, Paja ka njoftuar Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) se shoqëria “Echotec Energy Service” ka pezulluar veprimtarinë tregtare për një afat të pacaktuar. Në dokumentin e siguruar nga Boldnews.al nuk jepen arsyet e këtij vendimi, por lëvizja ka rihapur debatet dhe dyshimet mbi gjithë procesin e shpalljes së tij si investitor strategjik.

Nga aktor humori, në investitor strategjik

Gazmend Paja njihet prej vitesh si aktor në “Portokalli”, ndërsa paralelisht ka ushtruar aktivitet privat në zonën e Dhërmiut, kryesisht në fushën e beach-bar-eve. Emri i tij ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes publike edhe për raportet e afërta me Kryeministrin Edi Rama dhe ish-kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, aktualisht nën hetim.

Vetë Paja nuk e ka fshehur miqësinë me Veliajn dhe ka qenë i përfshirë rregullisht në fushata elektorale të Partisë Socialiste në Tiranë. Emri i tij përmendet gjithashtu në dosjen hetimore të SPAK ndaj Veliajt.

Prokuroria e Posaçme ka deklaruar se ka zbuluar një apartament të fshehur të Veliajt në zonën rezidenciale “Kodra e Diellit”, një pronë që më herët ishte përdorur nga Gazmend Paja. Për këtë rast, SPAK akuzon Veliajn për “fshehje pasurie”, ndërsa ndërtuesin Gentian Sula për përpjekje për fshehje të gjurmëve të veprës penale. Nga ana e tij, Paja ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me akuzat dhe ka përjashtuar veten nga çdo dyshim.

Projekti “Dhërmi Resort” dhe dyshimet publike

Në vitin 2019, Komiteti i Investimeve Strategjike (KIS), i drejtuar nga Kryeministri Rama, miratoi statusin e investitorit strategjik për projektin “Dhërmi Resort”. Sipas vendimit, projekti do të zhvillohej nga kompanitë “Startek” dhe “Echotec Energy Service”, me një investim të parashikuar prej rreth 14 milionë eurosh.

Dokumentet zyrtare tregojnë se kompleksi turistik do të ndërtohej në një sipërfaqe prej 133 mijë metrash katrorë, në territorin e Bashkisë Himarë. Një nga dy kompanitë përfituese, “Echotec Energy Service”, rezulton në pronësi të Gazmend Pajës.

Pas miratimit të statusit strategjik, opozita dhe ekspertë të së drejtës ngritën publikisht dyshime se Paja mund të ishte një “prestanome”, duke vepruar në emër të figurave të fuqishme politike. Megjithatë, këto akuza mbetën në nivel deklaratash dhe nuk u shoqëruan me vendime ligjore.

Një projekt me histori të pasigurt

Projekti “Dhërmi Resort” ka një histori që nis në vitin 2017, kur kompania “Startek” aplikoi e vetme për statusin e investitorit strategjik. Aplikimi u refuzua nga KIS me vendimin nr. 28/2, datë 20 nëntor 2017, me argumentin se “projekti është i pamaturuar”.

Për gati dy vite, kompania nuk ndërmori hapa të tjerë për zhvillimin e projektit, derisa në skenë u shfaq bashkëpunimi me kompaninë e Gazmend Pajës, që më pas çoi në miratimin e statusit strategjik.

Vendimi i fundit për pezullimin e aktivitetit të “Echotec Energy Service” shton edhe më shumë paqartësitë mbi të ardhmen e projektit dhe mbi mënyrën se si u dha një nga statuset më të debatuara të investimeve strategjike në bregdetin shqiptar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nën dyshimin për ngacmim”, ndalohet për 48 orë drejtori i Onima-s, Ekrand Shabani

0
Drejtori i Onima, Ekrand Shabani, është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Ngacmimi”. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Prokurorisë...

“Humbi jetën pas përplasjes me motorin”, babai i ministres Adea Pirdeni viktimë e aksidentit...

0
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në Tiranë, në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”. Një motor...

Aksident në rrugën Lezhë–Milot, tre persona të plagosur

0
Një aksident rrugor është regjistruar pranë fshatit Tresh, në rrugën e vjetër Lezhë–Milot, ku një automjet ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes. Si pasojë e aksidentit...

“Ju e ndërmerrni këtë proces të bazuar në mashtrime…” – Berisha sulmon mazhorancën për...

0
Kreu i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën se procesin e integrimit po e bazon në mashtrime, censurë dhe fshehje të së vërtetës. “Ju...

Tensione në Kuvend/ Peleshi përplaset me Manjën për procedurën dhe minutazhin e debatit

0
Në seancën plenare në Kuvendi i Shqipërisë janë regjistruar momente tensioni gjatë debatit parlamentar, ku kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka ndërhyrë për të...