Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një urim emocional për ditëlindjen e moderatorit dhe artistit të njohur Ardit Gjebrea.
Në një postim në rrjetet sociale, të shoqëruar me një fotografi nga “Kënga Magjike”, ku të dy kanë bashkëpunuar si prezantues, Selin ka shprehur fjalë mirënjohjeje dhe dashurie për Gjebrean.
Ajo ka shkruar:
“Gëzuar Ditëlindjen Ardit! Sa dashuri mban zemra ime për ty, këtë as nuk e përshkruaj dot, as fjalë mjaftueshëm nuk ka… Përjetë mirënjohëse dhe absolutisht me shumë fat që Zoti më solli tek ty. Festofsh 100-ra ditëlindje të tjera, Mentor! @arditgjebrea”
Ky mesazh është pritur me reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët e kanë konsideruar një urim emocional dhe të sinqertë ndaj figurës së njohur të ekranit shqiptar.

Programi “Big Brother VIP Albania” Big Brother VIP Albania vazhdon të mbetet një nga formatet më të ndjekura në vend, duke nxjerrë shpesh personazhe që mbeten në vëmendje publike edhe pas përfundimit të edicionit.





