28.3 C
Tiranë
Saturday, September 12, 2026

Gjermania regjistron rekord infektimesh në 24 orë

Të enjten, Gjermania njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar 6,638 raste të të infektuarve me koronavirus, duke arritur shifrën më të lartë ditore që nga fillimi i pandemisë.

Rritja e numrave erdhi vetëm disa orë pasi kancelarja gjermane, Angela Merkel u takua me udhëheqësit e 16 shteteve federale të Gjermanisë për të diskutuar vendosjen e kufizimeve më të ashpra për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

Numri më i lartë i rasteve të reja të regjistruara më parë në një ditë ishte 6,294, më 28 mars, sipas shifrave nga qendra e kontrollit të sëmundjes së Institutit Robert Koch.

Kancelarja Merkel të mërkurën në mbrëmje njoftoi kufizime të reja për numrin e njerëzve që mund të tubohen, si dhe mbajtjen e maskës mbrojtëse në vende të mbushura me njerëz.

Sipas masave të reja, nëse një zonë regjistron më shumë se 35 infeksione të reja për 100,000 njerëz gjatë shtatë ditëve, maskat do të bëhen të detyrueshme në të gjitha vendet ku njerëzit kanë kontakt të ngushtë.

“Duhet të parandalojmë një rritje të pakontrolluar të rasteve”, ka thënë Merkel.

Numri i njerëzve që lejohen të mblidhen gjithashtu do të jetë i kufizuar në 25 në vende publike dhe 15 në hapësira private.

Sapo të tejkalohet një prag prej 50 infeksionesh të reja për 100,000 banorë, do të zbatohen kufizime edhe më të ashpra

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Sekreti më i ëmbël që kam mbajtur ndonjëherë”, Nevina Shtylla zbulon lajmin e madh

0
Moderatorja dhe ish-Miss Shqipëria, Nevina Shtylla, ka konfirmuar lajmin e bukur që prej ditësh qarkullonte në media: ajo është në pritje të ëmbël për...

“Ndërprisni menjëherë punimet!”, banorët e Rrjollit përplasen me policinë: Do protestojmë çdo ditë

0
Banorët e Rrjollit janë rikthyer këtë të shtunë në protestë, duke u mbledhur përpara kantierit ku po ndërtohet resorti “Blu Bòrgo”, në zonën e...

“Qarkullonte i armatosur”, arrestohet 30-vjeçari në Durrës, pistoleta iu gjet në çantë

0
Një 30-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi dyshohet se qarkullonte i armatosur dhe mbante pa leje një armë zjarri. Në kuadër të operacionit të koduar...

“Sa elektricistë të tjerë duhet të humbin jetën?”, Bozdo pas tragjedisë në Belsh: “Nuk...

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, ka reaguar pas vdekjes së një elektricisti 32-vjeçar në Belsh, duke ngritur shqetësimin për sigurinë e punonjësve që...

“Kërkojmë një proces të paanshëm”, Gucati: Nuk jemi mbledhur për të mbrojtur individin, por...

0
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar një proces të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së që po përballen...