27.3 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit lë në burg, prokurorin e Kukësit

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka lënë në burg, prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi, i cili u arrestua pasi akuzohet si i përfshirë në korrupsion.  Po ashtu gjykata ka lene në burg edhe shoferin e tij, Isuf Gega, i cili dyshohet se luante rolin e sekserit.

Sipas hetimeve, Kariqi ka qenë në përgjim dhe vëzhgim dhe është filmuar duke marrë paratë në tavolinë nga vëllai i personi që kishte nën hetim për mbajtje droge. Shuma e parave që dyshohet rreth 2 mijë euro është marrë në Kavajë. Prokurorët e SPAK kanë dyshime se ka marrë dhe para të tjera nga ky person.

Drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit ka përfunduar në prangat e Policisë nën akuzën e korrupsionit tre dite me parë. Prokurori Edmond Karriqi, u arrestua në qytetin e Kavajës ku ndodhej përkohësisht.

Bashkë me të,  perfunduan në pranga edhe tre persona të tjerë, midis të cilëve edhe shoferi, Isuf Gega, i cili dyshohet se luante rolin e sekserit. Në pranga përfunduan edhe dy persona të tjerë me iniciale, D.D dhe E.B., për të cilët SPAK-u nuk jep detaje për identitetin dhe për rolin e tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...