27.3 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Gruaja i shpëton plumbave të armës së zjarrit me të cilën po e kërcënonte ish-bashkëshorti/ Përfundon në pranga 43-vjeçari

Një grua i ka shpëtuar plumbave të armës së zjarrit, me të cilën po e kërcënonte ish-bashkëshorti. Situata që mund të precipitonte edhe më larg, ndodhi mëngjesin e sotëm në një banesë në Tiranë.

Në pranga ka përfunduar Alfred Merko, mbi të cilin tani rëndojnë dy akuza, kanosje te ish- bashkeshortes dhe armembajtje pa leje.

Njoftimi i policisë
Policia parandalon një ngjarje kriminale në familje.
Kanosi me armë zjarri ish-bashkëshorten, vihet në pranga 43-vjeçari.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, pas njoftimit të marrë se në Sauk, në ambientet e banesës, shtetasi A. M., po kanoste me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë duke parandaluar përshkallëzimin e dhunës dhe ngjarjen e mundshme kriminale.
Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 43 vjeç, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...