34.9 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me kërkesë të Prokurorisë sekuestron toka, apartamente banimi, dyqan dhe makinë

Tokë, apartamente e pasuri të tjera janë sekuestruar në Vlorë nga Gjykata pas kërkesës së prokurorisë, e cila ka ngritur akuzën për prodhim dhe trafik droge për pronarin e tyre.

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me kërkesë të Prokurorisë, ka vendosur sekuestro preventive mbi disa pasuri që janë në pronësi të tre personave.

Sipas Prokurorisë, pasuritë në emër të të afërmëve të shtetasit I.Z, që është në hetime, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, dyshohet dhe ka të dhëna të mjaftueshme se zotërohen në mënyrë të tërthortë nga i akuzuari.

Mes pasurive të sekuestruara janë toka, apartamente banimi, dyqan dhe makinë.

Njoftimi

Vlorë, 30 korrik 2021. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë në bazë të ligjit 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, ka regjistruar dhe po kryen hetime për procedimin pasuror penal nr. 3, datë 26.07.2021, që bën fjalë për pasuritë në zotërim të shtetasit I.Z., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i narkotikëve” të parashikuar nga nenet 283 dhe 283/a të Kodit Penal, si dhe pasuritë në emër të të afërmve të tij dhe personat fizikë, konkretisht shtetasve E.Z dhe Ll.Z., për të cilët ka të dhëna të mjaftueshme se pasuritë e tyre zotërohen në mënyrë të tërthortë nga shtetasi I.Z.

Në funksion të këtij procedimi pasuror, mbi bazën e kërkesës së prokurorit, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendimin nr. 237, datë 29.07.2021, ka vendosur: Caktimin e masës së sigurimit personal pasuror sekuestro preventive mbi pasuritë (2 pasuri të paluajtshme të llojit arë, 4 apartamente banimi, 2 poste parkimi, 1 njësi tregtare dyqan dhe 1 autoveturë)

  1. Pasuri e llojit “arë”, me sipërfaqe 702 m2 Siptallë.
  2. Pasuria e llojit “arë”, me sipërfaqe 902 m2, Siptallë.
  3. Apartament banimisipërfaqe 109 m2, në Sarandë, porositur nga shtetasja E.Z.
  4. Apartament banimi” me sipërfaqe 77.75 m2 Sarandë.
  5. Apartamentme sipërfaqe 110.07 m2 në Tiranë, në zotërim të shtetasit Ll.Z.
  6. Apartament me sipërfaqe 70.03 m2 të ndodhur në rr. Kavajës, Tiranë, në zotërim të shtetasit Ll.Z.
  7. Post parkimi me sipërfaqe të shfrytëzueshme 12.5 m2, Tiranë, në zotërim të shtetasit Ll.Z.
  8. Post parkimi me sipërfaqe të shfrytëzueshme 12.5 m2, ndodhur në Tiranë, në zotërim të shtetasit Ll.Z.
  9. Njësi tregëtare (dyqan)” me sipërfaqe 291 m2, porositur nga shtetasja E.Z.
  10. Autoveturë e markës “Toyota”, Tipi “J12”, modeli “Land Criuser”, në pronësi të shtetasit I.Z.

Në zbatim të vendimit gjyqësor dhe nenit 14 e vijues të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar,  është nxjerrë nga prokurori urdhëri i ekzekutimit, i cili u është dërguar për ekzekutim/zbatim shërbimeve e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave, Tiranë, si dhe Agjencisë Shtetëror të Kadastrës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...