28.5 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Gjykata e Tiranës njeh Lulzim Bashën në krye të Partisë Demokratike

Gjykata e Tiranës njeh Lulzim Bashën në krye të Partisë Demokratike. Kjo është konfirmuar përmes një vërtetimi që është lëshuar dje nga Gjykata e Tiranës. Sigurohet vërtetimi që ka lëshuar Gjykata e Tiranës, në të cilin thuhet se kryetar i PD-së është Lulzim Basha.

Shkresa si më poshtë:

Vërtetojmë se në Regjistrin e Partive Politike pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, rezulton se me urdhër nr. 12, datë 19.12.1990 të ministrit të Drejtësisë, është miratuar krijimi i ‘Partisë Demokratike’, me iniciale ‘PD’ ose ‘PDSH’. Kryetar i Partisë është z.Lulzim Basha. E lëshojmë këtë vërtetim në përgjigje të kërkesës së subjektit të interesuar”, thuhet në shkresën e lëshuar nga Gjykata që mban datën 24.01. 2022.

Ndërkohë, mbrëmjen djeshme rreth orës 20:00 përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Marash Logu, depozitoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dokumentet për t’u regjistruar në zgjedhje dhe kandidatët për anëtarë në KZAZ. Ndërkohë, më herët gjatë ditës së djeshme Partia Socialiste depozitoi në KQZ dokumentacionin për regjistrimin e PSSH për zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 6 mars 2022, për kryetarë të bashkive. Dokumentacioni është dërguar nga sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri.

Dokumenti është bërë publik për mediat nga vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ndërkohë, pas regjistrimit Partia Socialiste dorëzoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve propozimet e saj për anëtarët e KZAZ-ve në zgjedhjet e pjesshme lokale, që pritet të mbahen më 6 mars. Dokumenti mban firmën e përfaqësuesit ligjor të socialistëve në KQZ, Eridian Salianji.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...