14.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

Gledis Nano kandidon zyrtarisht për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit

 

U mbyllen afatet për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ish-drejtori i Policisë Gledis Nano kandidon zyrtarisht  për kandidaturat për drejtuesin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Procesi i përzgjedhjes po zhvillohet nga Komisioni i Përzgjedhjes në SPAK, i përbërë nga prokurorët Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra.

Ndër kandidatët që kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin zyrtar është edhe ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, i cili ka kandiduar gjatë ditës së enjte.

Mandati i Aida Hajnajt, drejtueses aktuale të BKH-së, përfundon më 31 gusht. Ajo kishte të drejtën për të garuar për një mandat të ri, por për shkak se nuk dorëzoi dokumentet e nevojshme brenda afatit, u përjashtua nga procesi i rikandidimit.

Pritet që në ditët në vijim të bëhen publikë emra të tjerë që do të garojnë për këtë post të rëndësishëm.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...