24.9 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Shqiptari i dënuar për tentativë vrasjeje dhe trafik droge arrestohet në Itali dhe dërgohet në burg

Një shtetas shqiptar, i dënuar më parë me mbi 9 vite burg për një sërë veprash penale, mes të cilave tentativë vrasjeje, trafik droge, sulm, kërcënime dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik, u arrestua së fundmi në Itali.

Sipas autoriteteve italiane, shqiptari, i cili kishte kryer këto vepra në provincën e Ferrarës deri në vitin 2017, u gjurmua dhe u arrestua nga karabinierët në zbatim të urdhrit të Gjykatës së Mbikëqyrjes së Bolonjës.

Ai ishte pranuar në një strukturë ku përfitonte nga dënimi alternativ, por gjatë qëndrimit aty dyshohet se kreu disa shkelje të rregullave, të cilat u konfirmuan nga karabinierët. Për këtë arsye, shqiptari u dërgua në burgun e Forlit, ku do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...