31.8 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Goditet grupi kriminal në Himarë, arrestohen 4 persona, shitën drogëra të ndryshme

4 persona kanë rënë në prangat e policisë së Himarës pasi vepronin si grup kriminal në shpërndarjen e drogërave të ndryshme.

Nga hetimet ka rezultuar se 4 të arrestuarit, 3 prej tyre shtetas nga Kosova dhe një gjerman, u kapën në flagrancë teksa në formën e grupit, siguronin droga të ndryshme, i ndanin ato në doza të cilat i shitnin te turistët dhe pushuesit, të cilët po ndiqnin një festival të organizuar në Dhërmi.

Me cilësinë e provës materiale, Policia sekuestroi doza dhe tableta të lëndëve narkotike kokainë, MDMA dhe ekstazi, 151 qese farmaceutike dhe peshore elektronike që shërbenin për ndarjen e lëndëve narkotike, në doza, 4250 euro dhe 101 900 lekë të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, një automjet, 4 celularë dhe një kartëmonedhë 20 euro false.

Njoftimi i policise:

Dhërmi, Himarë/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “ION”.

Operacioni, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe ato të Seksionit kundër Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve të finalizuara në nivel qarku, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në sasi dhe në doza.

Shitën doza të drogave të ndryshme, gjatë një festivali që u zhvillua në Dhërmi, arrestohen 4 shtetas që vepronin si grup kriminal (3 të arrestuar, kosovarë, i arrestuari tjetër, gjerman).

Sekuestrohen sasi të lëndëve narkotike kokainë, MDMA dhe ekstazi, mjete që shërbenin për ndarjen e drogave, në doza, si dhe 4250 euro dhe 101 900 lekë të përfituara nga shitja e dozave të drogave.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, si dhe në zbatim të planit të masave të hartuar nga Policia e Vlorës, për mbarëvajtjen e aktiviteteve argëtuese që zhvillohen në qark, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë kanë siguruar informacion për disa shtetas që vepronin si grup, për të shitur doza të drogave të ndryshme, gjatë një festivali, në Dhërmi.

Në bazë të këtyre informacioneve, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve të DVP Vlorë, u finalizua operacioni policor antidrogë i koduar “ION”, në kuadër të të cilit shërbimet e Policinë ndërhynë menjëherë në perimetrin ku zhvillohej festivali, dhe bënë të mundur kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve:

A.B., 33 vjeç, banues në Gjakovë, A. B., 31 vjeç, banues në Gjakovë, A. P., 39 vjeç, banues në Prishtinë dhe D. N., 43 vjeç, banues në Gjermani.

Këta shtetas u kapën në flagrancë teksa në formën e grupit, siguronin droga të ndryshme, i ndanin ato në doza të cilat i shitnin te turistët dhe pushuesit, të cilët po ndiqnin një festival të organizuar në Dhërmi.

Me cilësinë e provës materiale, Policia sekuestroi doza dhe tableta të lëndëve narkotike kokainë, MDMA dhe ekstazi, 151 qese farmaceutike dhe peshore elektronike që shërbenin për ndarjen e lëndëve narkotike, në doza, 4250 euro dhe 101 900 lekë të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, një automjet, 4 celularë dhe një kartëmonedhë 20 euro false.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Parlamenti Europian e tha qartë: Provimet shtetërore duhet të jepen në shqip”/ Ziadin Sela:...

0
Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka përshëndetur miratimin e amendamentit në raportin e Parlamentit Europian për Maqedoninë e Veriut, i cili parashikon që...

Berisha shpërthen në Kuvend: “Po ndërtohet narkoshteti i vetëm në Europë”, kërkon tërheqjen e...

0
Një debat i fortë politik ka shoqëruar seancën plenare, ku kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj qeverisë, duke...

Nga shalqiri te kastraveci – ekspertët zbulojnë ushqimet që mbajnë trupin të hidratuar gjatë...

0
Gjatë muajve të verës, kur temperaturat rriten ndjeshëm, organizmi ka nevojë për një nivel më të lartë hidratimi. Përveç konsumit të ujit, edhe disa...

‘Ndryshimi po vjen në Westminster’ – Andy Burnham futet në garë të fortë në...

0
Votuesit në zonën elektorale të Makerfield i janë drejtuar sot kutive të votimit në një zgjedhje të pjesshme që mediat britanike e cilësojnë si...

“Rezulton qartë se është shkelësi më i madh i ligjeve” – Erisa Xhixho akuza...

0
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si përgjegjës kryesor për...