26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Goditet grupi me 26 anëtarë”/ Operacion i gjerë antidrogë në Elbasan, dhjetëra urdhër-arreste dhe kontrolle

Një operacion i gjerë policor është duke u zhvilluar në Elbasan, në bashkëpunim me SPAK, në kuadër të goditjes së një grupi të dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një organizatë kriminale me rreth 26 anëtarë, ndërsa 5 persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Gazetari Edison Vatnikaj raporton se deri më tani janë arrestuar 10 persona gjatë operacionit të sotëm, ndërsa 8 të tjerë janë arrestuar në faza të mëparshme të hetimit.

Hetimet janë mbështetur në zbardhjen e komunikimeve në aplikacionin “Sky”, përmes të cilave dyshohet se janë identifikuar individë të përfshirë në trafikun e kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt disa shteteve të Evropës.

Në terren kanë zbarkuar forcat speciale, përfshirë RENEA dhe FNSH, të cilat po ekzekutojnë vendimet e gjykatës dhe po ushtrojnë kontrolle në disa banesa.

Operacioni shtrihet në disa zona të qarkut, përfshirë Prrenjas, Librazhd dhe zona të tjera përreth. Mësohet se janë lëshuar 20 urdhër-kontrolle dhe 18 urdhër-arreste, ndërsa disa persona janë shoqëruar për verifikime të mëtejshme.

Aksioni vijon, ndërsa pritet që autoritetet të japin detaje të tjera mbi strukturën dhe aktivitetin e plotë të grupit kriminal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...