21.2 C
Tiranë
Wednesday, June 10, 2026

Goditet rrjeti i trafikut të kokainës në Britani, dy shqiptarë dënohen me mbi 18 vite burg

Katër anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, mes tyre dy shtetas shqiptarë, janë dënuar në Britaninë e Madhe pas një hetimi të gjerë për kontrabandë kokaine përmes Aeroportit të Mançesterit.

Hetimi është zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA), e cila ka zbuluar një rrjet të mirëorganizuar që sillte sasi të mëdha kokaine nga Meksika drejt Mbretërisë së Bashkuar, përmes korrierëve që udhëtonin nga Kankuni.

Sipas autoriteteve britanike, të dënuarit shqiptarë janë Elton Hallaçi, 32 vjeç, dhe Artur Iseberi, 27 vjeç, të cilët luanin rol kyç në pritjen, shpërndarjen dhe menaxhimin e ngarkesave të drogës brenda vendit. Bashkë me ta janë dënuar edhe dy shtetas britanikë, Dale Hosker, 49 vjeç, dhe Dale Creen, 35 vjeç.

Gjykata britanike dënoi Elton Hallaçin me 21 vite e 7 muaj burg, ndërsa Artur Iseberi u dënua me 18 vite heqje lirie. Dale Creen u dënua me 11 vite burg, ndërsa dënimi për Dale Hosker pritet të shpallet më 1 qershor.

Hetimet zbuluan se në maj 2024, tetë valixhe me kokainë kishin mbërritur në Aeroportin e Mançesterit, ku një prej tyre u la në mënyrë të dyshimtë, duke çuar në zbulimin e 20 kilogramëve drogë. Më pas, analizat dhe gjurmimet e NCA-së çuan në identifikimin e rrjetit dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme droge.

Një tjetër operacion, vetëm pak javë më vonë, solli kapjen e 300 kilogramëve kokainë të pastër, me vlerë rreth 24 milionë paund, të fshehura në 12 valixhe.

Në banesën e Elton Hallaçit, hetuesit gjetën çelësa automjetesh dhe një Jaguar me hapësirë të modifikuar posaçërisht për transport droge, si dhe shënime të detajuara për trafikun e lëndëve narkotike. Kamerat e sigurisë në aeroport kanë dokumentuar lëvizjet e të gjithë të përfshirëve gjatë operacioneve.

Sipas hetuesve, të tre të akuzuarit kryesorë kanë pranuar fajësinë për trafik dhe posedim droge me qëllim shpërndarjeje, ndërsa njëri prej tyre u shpall fajtor nga juria vetëm për pjesë të akuzave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Më kërkoi të fikja dritat, do nxirrte një frigorifer’ – Dëshmia në gjykatë për...

0
Në Gjykatën e Tiranës ka dëshmuar Enea Zyferi, ndaj të cilit është caktuar masa “arrest me burg” për akuzën e përkrahjes së autorit të...

“5 të arrestuar në Kosovë pas hetimit 3-vjeçar me Europol – si u zbërthyen...

0
Pesë persona janë arrestuar në Kosovë nën dyshimin për përfshirje në një rrjet të krimit të organizuar, i cili dyshohet se ka trafikuar drogë...

Tiranë: 24-vjeçari turk zhduket, nisin kërkimet pas denoncimit të mikeshës

0
Një shtetase turke ka raportuar humbjen e kontakteve me një 24-vjeçar, i cili prej disa ditësh rezulton i zhdukur në Tiranë. Sipas saj, i riu,...

Balluku nga Apollonia: “Pa rrënjët dhe kujtesën historike nuk ndërtohet e ardhmja”

0
Drejtuesja politike e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Belinda Balluku, ka zhvilluar një aktivitet në Apolloni, ku ka theksuar rëndësinë e kujtesës historike...

Kryeministri Rama reagon ndaj pretendimeve për “shitjen e ishujve”: “Është kaq shqetësuese kur kalon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj lajmeve dhe diskutimeve të fundit në media dhe rrjete sociale, të cilat pretendojnë se qeveria shqiptare po shet...