26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar – përplasje e fortë me disa mjete

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Itali, ku një i ri me origjinë shqiptare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.

Sipas mediave lokale italiane, viktima është një 19-vjeçar me banim në Monopoli. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, kur automjeti tip “Mercedes-Benz” në të cilin ai ndodhej si pasagjer në sediljen e pasme është përplasur me një mjet tjetër tip “Toyota”, që drejtohej nga një grua.

Përplasja ka qenë tepër e fortë, duke bërë që të dy automjetet të humbnin kontrollin dhe të përplaseshin edhe me disa mjete të parkuara në anë të rrugës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, të cilat kanë transportuar të plagosurit drejt spitalit. Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, 19-vjeçari ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spital, si pasojë e plagëve të marra.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar lehtë edhe drejtuesja e “Toyota”-s dhe një tjetër pasagjer që ndodhej në automjetin “Mercedes-Benz”.

Autoritetet italiane kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit dhe rrethanat në të cilat ndodhi përplasja fatale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...