15.9 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

“500 mijë euro në kriptomonedha?”/ Zhdukja e Englant Koçit, pista e hetimit zhvendoset te paratë digjitale

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me zhdukjen e Englant Koçi, për të cilin autoritetet dyshojnë se mund të jetë viktimë e një ngjarjeje kriminale.

Sipas informacioneve paraprake, një nga pistat kryesore të hetimit lidhet me kriptomonedhat dhe një shumë të konsiderueshme parash që ai pretendonte se zotëronte.

Mësohet se Koçi u kishte treguar personave të afërt se kishte siguruar rreth 500 mijë euro në kriptomonedha. Ky fakt po konsiderohet si një motiv i mundshëm për zhdukjen e tij, pasi dyshohet se autorët mund të kenë vepruar me qëllim përfitimin e aseteve dixhitale, të cilat aksesoheshin përmes telefonit celular.

Nga të dhënat paraprake rezulton se nga portofoli i tij elektronik janë kryer disa transferime në vlera të vogla, çka ka ngritur pikëpyetje nëse shuma e pretenduar ka ekzistuar realisht apo është mbivlerësuar.

Në të njëjtën kohë, hetuesit nuk përjashtojnë as pistat e tjera, ndërsa po verifikohet çdo lëvizje financiare dhe komunikim i fundit i viktimës së dyshuar.

Ndërkohë, një person i shpallur në kërkim në lidhje me çështjen njihet me nofkën “Dhelpra”. Sipas burimeve jozyrtare, ai dyshohet se ka përdorur substanca narkotike dhe njihet nga rrethi i ngushtë i personave të përfshirë në hetim, por deri tani nuk ka konfirmim zyrtar mbi rolin e tij.

Autoritetet vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të zhdukjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në Rrogozhinë-Lushnje, makina përplaset me barrierën dhe një mjet të parkuar, plagoset çifti

0
Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me barrierën e betonit dhe më...

“Këtu flas për zyrën e Agasit, ku isha me Argitën”, vijon përplasja Berisha-Ismaili pas...

0
Debati i zhvilluar një ditë më parë në Parlament mes Sali Berishës dhe ministres Erjona Ismaili ka vijuar edhe në rrjetet sociale, ku kjo...

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...