34.3 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Greqia paralizohet nga greva e përgjithshme kombëtare – Protestë kunder “punë 13-orëshe”

Greqia është përfshirë sot nga një grevë e përgjithshme 24-orëshe, e dyta brenda dy javësh, ndërsa mijëra qytetarë kanë zbritur në rrugë për të protestuar kundër projektligjit të ri të punës, i cili lejon punën deri në 13 orë në ditë për të njëjtin punëdhënës.

Greva, që ka përfshirë 38 Qendra të Punës dhe dhjetëra sindikata të sektorit privat e publik, po cilësohet si një nga më të mëdhatë e viteve të fundit.
Në protesta janë bashkuar edhe ADEDY – federata e punonjësve të shtetit – si dhe sindikata PAME, e afërt me Partinë Komuniste Greke, e cila e ka quajtur projektligjin “një përpjekje për të krijuar skllevër modernë në epokën e inteligjencës artificiale.”

“Qeveria, në vend që të mbështesë të ardhurat e punëtorëve dhe të forcojë shërbimet publike, zgjedh të miratojë ligje për orare rraskapitëse, duke imponuar heshtje në vendet e punës,” – thuhet në deklaratën e ADEDY.

Protestuesit kërkojnë tërheqjen e menjëhershme të projektligjit, rikthimin e javës 35-orëshe, punës 5-ditore, si dhe pagën e 13-të dhe 14-të. Gjithashtu, ata kërkojnë paga dinjitoze, kushte të sigurta pune dhe garanci ligjore kundër abuzimeve në sektorin publik.

Në Athinë, sindikatat kanë mbushur Sheshin Syntagma, përballë Parlamentit, ndërsa PAME ka zhvilluar grumbullimin e saj në Propylaia. Protesta të ngjashme po mbahen në Selanik, Patra, Larisa dhe dhjetëra qytete të tjera.

Në disa raste, marshimet janë shoqëruar me përplasje verbale mes protestuesve dhe forcave të rendit, por situata mbetet nën kontroll.
Transporti publik, shkollat, dhe zyrat shtetërore janë paralizuar pothuajse tërësisht, ndërsa aeroportet po punojnë me vonesa të konsiderueshme.

Studentë e nxënës janë bashkuar gjithashtu në protesta, duke shprehur solidaritet me prindërit e tyre:

“Ne nuk duam të rritemi në një shoqëri ku puna është dënim dhe jo dinjitet,” – deklaroi një studente gjatë marshimit në Athinë.

Gjatë ditës priten marshime të reja në qytetet kryesore, ndërsa sindikatat paralajmërojnë se nëse projektligji miratohet, protestat do të vazhdojnë pa afat.

“Nuk do të lejojmë kthimin e Greqisë në një vend ku njeriu punon 13 orë për të mbijetuar. Ky ligj do të rrëzohet në rrugë,” – tha një përfaqësues i PAME.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...