26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Gresa Sekiraqa largohet nga Ferma VIP”/ Këngëtarja braktis garën pas përkeqësimit të gjendjes emocionale

Këngëtarja Gresa Sekiraqa ka vendosur të tërhiqet nga spektakli “Ferma VIP”, pas disa ditësh të vështira brenda formatit.

Sipas deklarimeve të saj, gjendja emocionale është rënduar pas qëndrimit në zonën e quajtur “Fakiri”, si edhe pas zhvillimeve të fundit në lojë, përfshirë largimin e disa konkurrentëve si Adi dhe Ola.

Kërkesa e saj për largim është pranuar nga moderatorja Arbana Osmani, e cila gjatë transmetimit u shpreh se do të kishte preferuar që ajo të qëndronte, por vendimi i saj duhej respektuar.

“Gresa, do të insistoja siç kam bërë edhe me të tjerët të qëndroje, por nuk po e bëj. Kemi gjëra për të diskutuar, kështu që po të pres në studio”, tha Osmani gjatë emisionit.

Gjatë ditëve të fundit në fermë, Sekiraqa ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për deklaratat e saj se ka marrë mesazhe nga menaxheri përmes dronit, si dhe për përplasjet e forta me disa prej konkurrentëve, përfshirë Mozën, me të cilën marrëdhëniet janë tensionuar ndjeshëm.

Largimi i saj pritet të sjellë zhvillime të reja në dinamikën e lojës brenda spektaklit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...