24.8 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Opozita i jep lamtumirën Fatos Nanos — figura politike nga të gjitha krahët marrin pjesë në homazhe

Në Pallatin e Kongreseve po zhvillohen homazhe në nderim të ish-kryeministrit dhe ish-kreut të Partisë Socialiste, Fatos Nano, i cili u nda nga jeta pas një sëmundjeje të gjatë. Që prej orës 8:30 të mëngjesit, qytetarë të shumtë, përfaqësues të lartë të politikës dhe miq të afërt të Nanos kanë mbërritur për t’i dhënë lamtumirën e fundit një prej figurave më të rëndësishme të tranzicionit demokratik në Shqipëri.

Në ceremoni janë të pranishëm familjarët e Fatos Nanos, bashkëshortja Xhoana Nano, djali Sokoli dhe ish-bashkëshortja Rexhina Nano.
Homazhet e personaliteteve shtetërore dhe trupit diplomatik janë planifikuar të zhvillohen nga ora 11:15 deri në 11:45, ndërsa më pas do të mbahen fjalimet përkujtimore, mes tyre edhe ai i kryeministrit Edi Rama.

Në këtë ceremoni marrin pjesë edhe përfaqësues të opozitës, si Fatmir Mediu, Agron Duka, Arjan Ndoja dhe Lulzim Basha, si dhe figura nga rajoni, përfshirë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti.

Për nder të kontributit të tij në jetën politike të vendit, 2 nëntori është shpallur ditë zie kombëtare. Të gjithë flamujt në institucionet shtetërore do të ulen në gjysmë shtizë, ndërsa në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjithë vendin.

Fatos Nano, i cili udhëhoqi Partinë Socialiste për 14 vite dhe shërbeu disa herë si kryeministër, u cilësua nga bashkëkohësit si një personalitet me vizion, guxim dhe ndikim të thellë në politikën moderne shqiptare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...