10.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, falënderon efektivët dhe qytetarët për kontributin gjatë eventeve të rëndësishme në Tiranë

Tiranë – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka përcjellë sot një mesazh falënderimi për të gjithë efektivët e Policisë së Shtetit dhe qytetarët shqiptarë, për rolin e tyre të pazëvendësueshëm gjatë zhvillimit të tre eventeve madhore në Tiranë, të cilat kishin një rëndësi të veçantë për imazhin e Shqipërisë në sytë e botës.

Në deklaratën e tij, Proda theksoi se punonjësit e policisë demonstruan profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi të lartë, duke garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve që përfshinë një numër të madh liderësh botërorë, personalitetesh ndërkombëtare dhe përfaqësuesish të lartë institucionalë.

“Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për çdo punonjës të Policisë së Shtetit, për sakrificën dhe gadishmërinë e treguar gjatë këtyre ditëve intensive. Po ashtu, falënderoj qytetarët e Tiranës dhe mbarë vendit, për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar, duke kontribuar që Shqipëria të shfaqet dinjitoze në arenën ndërkombëtare,” u shpreh Proda.

Eventet, që përfshinë vizitën e Presidentit francez Emmanuel Macron, Samitin e Komunitetit Politik Evropian dhe Forumin për Inovacionin dhe Investimet e së Ardhmes, mobilizuan forcat e sigurisë në një nga operacionet më të mëdha logjistike dhe operacionale të viteve të fundit.

Drejtori i Policisë nënvizoi se kjo përvojë tregoi se institucionet shqiptare janë të gatshme të përballojnë sfida të mëdha dhe të jenë në lartësinë e pritshmërive ndërkombëtare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...