26.5 C
Tiranë
Thursday, October 3, 2024
spot_img

Horoskopi i të hënës , 16 Nentor

Dashi-Monotonia do mbizotërojë gjate gjithë kësaj kohe ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni gjithë kohës te mërzitur. Beqaret do jene shume te shpërqendruar dhe nuk do e kenë aspak mendjen te flirtojnë me personat qe do ju pëlqejnë. Ne planin financiar do jeni me shume fat dhe gjendja do jete shume me e mire se kohet e fundit. Do mund te kryeni te gjitha shpenzimet e nevojshme.

Demi-Dite shume e qëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do merreni vesh për gjithçka dhe do bashkëpunoni fort me njeri-tjetrin. Beqaret do kenë një dite shume ndryshe dhe te mbushur me takime mbresëlënëse. Ne planin financiar mos prisni qe situata te rregullohet vete, por merrni sa me shpejt masat e nevojshme. Do ju duhet pak mund, por do ja dilni.

Binjaket-Pasioni do ndizet flake sot ne jetën tuaj ne çift. Do përjetoni emocione dhe kënaqësi te papërshkrueshme dhe do doni qe te mos ndaheni asnjë çast prej tij. Beqaret do kenë një dite shume te zakonshme dhe pa te reja. Ne planin financiar tregohuni sa me te matur. Po shpenzuat shuma marramendëse do gjendeni përballë problemeve goxha te mëdha.

Gaforrja-Dashuria nuk do jete ne qendër te vëmendjes gjate kësaj dite dhe mund te keni disa mosmarrëveshje te vogla me partnerin. Beqaret do jene gati te bëjnë çdo lloj sakrifice vetëm e vetëm qe te fillojnë një lidhje te qëndrueshme dhe afatgjate. Financat do mbeten delikate dhe nuk do mund te kryeni dot as shpenzimet me nevojshme. Mos u druani te kërkoni ndihme.

Luani-Komunikimi ne çift do jete shume me i mire se kohet e fundit megjithatë nuk duhet te hidhni hapa te nxituara sepse ne një moment apo ne një tjetër situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Beqaret do jene me fat dhe do mund te fillojnë një histori dashurie te këndshme. Ne planin financiar fati do jene ne anën tuaj. Nuk pritet as problemi me i vogël.

Virgjëresha-Do i përkushtoheni tërësisht jetës suaj profesionale gjate kësaj dite dhe do e lini pas dore dashurinë. Mundohuni t’ia shpjegoni situatën partnerit ne mënyrë qe ai te mos brengoset. Beqaret do jene pa fat dhe nuk do e ndryshojnë dot statusin. Financat do fillojnë te përmirësohen dalëngadalë. Mos kërkoni te pasuroheni shpejt sepse nuk do ja dilni dot.

Peshorja-Mos u tregoni te pamatur sot ju qe jeni ne një lidhje sepse situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit. Beqaret do ndihen gati për te bere çdo lloj çmendurie vetëm për te filluar lidhje te qëndrueshme. Gjithçka do jete shume me ndryshe. Ne planin financiar duhet te mos nxitoheni për asgjë sepse situata mund te dale tërësisht jashtë kontrollit.

Akrepi-Dashuria ne çift do ketë disa probleme te vogla gjate kësaj dite. Megjithatë nëse ruani bashkëpunimin me partnerin do arrini t’i bëni balle çdo lloj pengese. Beqaret nuk do jene aspak te privilegjuar dhe do vazhdojnë me te njëjtin status. Lërini gjerat te rrjedhin vete. Te ardhurat do mbrohen gjate gjithë kohës nga Saturni. Priten përmirësime te vogla, por qe do iu bëjnë te ndiheni mire.

Shigjetari-Nen ndikimin e Marsit klima ne jetën tuaj ne çift do jete romantike dhe mjaft sensuale. Ne mbrëmje përgatituni për një surprize te madhe dhe emocionuese. Beqaret me shume gjasa do fillojnë një histori dashurie te qëndrueshme. Përfitoni nga ftesat qe do iu bëhen. Financat do jene te mira. Për këtë arsye mund te bëni ndonjë shpenzim me tepër dhe te hiqni disa lek mënjanë.

Bricjapi-Melankolia do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Mos u tregoni pesimiste sepse nuk do dilni dot nga kjo atmosfere e mërzitshme. Për beqaret dita do jene me e bukur dhe ne disa momente shpërthyese. Takimet qe do kryeni do jene mbresëlënëse. Përfitoni! Situata financiar do filloje te përmirësohet dalëngadalë. Mos kërkoni te pasuroheni menjëherë.

Ujori-Ju qe jeni ne çift do bëni disa ‘çmenduri’ te vogla me partnerin, por gjithçka vetëm për te përjetuar me shume emocione. Do arrini atë qe doni. Beqaret me mire t’i marrin gjerat si t’iu vijnë dhe mos hedhin asnjë hap te nxituar. Shmangni mërzitjen dhe zhgënjimet. Financat do jene goxha te qëndrueshme. Mendoni tashme te bëni ndonjë investim te rëndësishëm.

Peshqit-Nëse jeni ne një lidhje dhe iu keni bere balle turbullirave te kohëve te fundit, sot do kaloni një dite edhe me te bukur e te mbushur me emocione. Te dy do tregoheni tolerante dhe te kuptueshëm. Beqaret do kërkojnë gjithë kohës shpirtin binjak, por as sot nuk kane për ta gjetur. Yjet do jene kambane alarmi për planin financiar. Nëse nuk tregoheni te matur do keni shume probleme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT