22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Shqiptari nga Elbasani, Franc Çopja, ekstradohet në Belgjikë për per vrasjen e Arjan Spahiut

Të premten, Emiratet e Bashkuara Arabe ekstraduan në Belgjikë shtetasin shqiptar Franc Çopja, i njohur edhe si Franc Gergely, për të gjykuar në lidhje me një rast vrasjeje. Çopja, i cili kërkohej nga autoritetet belge për vrasje me paramendim, është dorëzuar pas miratimit të Ministrisë së Drejtësisë.

Gjatë vitit 2022, prokurorë belgë kishin mbërritur në Elbasan për të hetuar vrasjen e Arjan Spahiut, një ngjarje që kishte ndodhur më 27 nëntor 2020. Në nëntor të vitit 2022, Belgjika arriti në përfundimin se Franc Çopja kishte organizuar vrasjen e Arjan Spahiut se bashku me Florenc Meçes (Alias Gega), dhe Elvis Muratit, duke bërë ekzekutimin e tij.

Mediat belge raportuan se të tre autorët e dyshuar për vrasjen u arrestuan në vende të ndryshme: Florenc Meça në Spanjë, Elvis Murati në Gjermani, dhe Franc Çopja në Dubai. Pas nënshkrimit të një marrëveshjeje ekstradimi mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Belgjikës në dhjetor 2021, Çopja është dorëzuar zyrtarisht dhe është ekstraduar në Belgjikë në nëntor 2022.

Autoritetet belge dyshojnë se Arjan Spahiut i është bërë një sulm nga Franc Çopja dhe bashkëpunëtorët e tij, duke e lidhur ngjarjen me një konflikt të vjetër mes bandave kriminale shqiptare, veçanërisht mes grupit të Erion Alibejt dhe vëllezërve Çopja. Rasti ka origjinën në një mosmarrëveshje të kaluar për humbjen e 50 kg kokainë në Britaninë e Madhe dhe një ngjarje të përndjekjes dhe dhunimit të një të ri nga ana e grupit të Alibejt, që dyshohej se kishte grabitur kokainën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...