21.3 C
Tiranë
Sunday, July 26, 2026

I dënuar me 15 vite burg për trafikim qeniesh njerëzore, kapet në Itali 42-vjeçari në kërkim ndërkombëtar

Një 42-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Itali me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, në pranga ka rënë Sefer Selimaj alias Ani Ibraliu, i dënuar nga Gjykata e Apelit në Tiranë me 15 vite burg për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore”.

Arrestimi u bë i mundur falë koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale mes specialistëve të Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.

Autoritetet shqiptare bëjnë me dije se nga dënimi i dhënë në vitin 2017, 42-vjeçarit i kanë mbetur ende për të vuajtur 13 vjet, 10 muaj dhe 19 ditë burgim.

Policia thekson se bashkëpunimi me autoritetet italiane vijon për përfundimin e procedurave të ekstradimit, me qëllim që i dënuari të sillet në Shqipëri për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident me autobus në Stamboll, mbi 30 të plagosur mes tyre edhe fëmijë

0
Një aksident rrugor ka shkaktuar dhjetëra të plagosur në Stamboll, ku një autobus është përfshirë në një përplasje të rëndë gjatë orëve të fundit. Sipas...

El Niño përshpejton rritjen e temperaturave globale, 2026 mund të jetë ndër vitet më...

0
Ndërsa viti 2026 ka hyrë në gjysmën e dytë të tij, bota po përballet me një nga zhvillimet më të shpejta të fenomenit klimatik...

BQE zbulon kartëmonedhat e reja euro, qytetarët do të votojnë dizajnin që do të...

0
Banka Qendrore Europiane ka prezantuar modelet e reja të kartëmonedhave euro, të cilat do të jenë të parat që do të ridizenjohen që prej...

Vdekja e shqiptarit Xhevdet Bakushi në aksidentin tragjik në Itali, urdhërohet autopsia për zbardhjen...

0
Autoritetet italiane kanë urdhëruar kryerjen e autopsisë për të zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik ku humbën jetën shqiptari Xhevdet Bakushi, 42 vjeç, dhe italiani...

I kërkuar nga Interpol Roma për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari shqiptar, pritet...

0
Një 26-vjeçar është arrestuar në Kavajë pas një operacioni të përbashkët mes strukturave të Policisë së Durrësit dhe Kavajës, pasi ishte shpallur në kërkim...