24.5 C
Tiranë
Friday, September 11, 2026

“I kishte shpëtuar katër herë RENEA-s”, si u kthye operacioni për kapjen e Violand Braçellarit në tragjedi: Vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ dhe plagosi një tjetër

Një ditë para përplasjes së armatosur që tronditi Maliqin, 43-vjeçari Violand Braçellari ishte parë duke lëvizur lirshëm në fshat, ndonëse prej vitesh ishte në kërkim nga autoritetet.

Sipas burimeve, Policia organizoi operacionin për kapjen e tij pasi mori informacion se Braçellari ishte kthyer në stanin ku mbante bagëtitë dhe ku qëndronte së bashku me nënën e tij. Megjithëse konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë dhe kishte arritur t’u shpëtonte katër operacioneve të mëparshme të RENEA-s, në aksion morën pjesë vetëm gjashtë efektivë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 07:30 të mëngjesit në Lozhan të Maliqit. Pasi rrethuan stanin ku dyshohej se fshihej 43-vjeçari, efektivët i bënë thirrje të dorëzohej. Por Braçellari refuzoi t’i bindej urdhrit të policisë dhe hapi zjarr në drejtim të tyre.

Si pasojë e të shtënave humbi jetën efektivi i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Enea Mekolli, 34 vjeç, ndërsa mbeti i plagosur kolegu i tij, Edison Adri, 36 vjeç, i cili u godit në nofull dhe po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës.

Gjatë kundërpërgjigjes së forcave të policisë me armë zjarri, u plagos edhe vetë Braçellari, i cili më pas u neutralizua dhe u arrestua.

Sipas të dhënave zyrtare, 43-vjeçari ishte dënuar në vitin 2017 me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ndërkohë, që prej vitit 2011 ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për akuzën e “Kultivimit të bimëve narkotike”.

Në njoftimin zyrtar, Policia e Shtetit bëri me dije:

“Rreth orës 07:30, shërbimet e Policisë kanë rrethuar vendin (stanin) ku dyshohej se fshihej personi në kërkim, konkretisht shtetasi Violand Braçellari, 43 vjeç. Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje të kërkuarit të dilte dhe të dorëzohej, por ai nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të Policisë.”

Policia shton se, për të neutralizuar sulmin, efektivët iu kundërpërgjigjën me armë zjarri, duke plagosur të shumëkërkuarin, i cili më pas u vu në pranga.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur pikëpyetje mbi masat e sigurisë dhe vlerësimin e rrezikshmërisë gjatë operacionit që përfundoi me humbjen e jetës së një efektivi të policisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plas skandali me arratisjen e Ergys Agasit: Pikëpyetjet e mëdha për drejtoren Vlora Hyseni...

0
Tiranë — Një stuhi e fuqishme dyshimesh, pyetjesh të pashpjeguara dhe heshtjeje zyrtare ka mbuluar godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), pas shpalljes në...

Zbardhen prapaskenat e reja të ekzekutimit të Ferdinant Hotit: Hetimet përqendrohen te larja e...

0
Padova (Itali) — Detaje të reja e tronditëse kanë dalë në dritë nga hetimet e ethshme që po kryejnë Karabinierët e Padovës mbi vrasjen...

PD-ja ngre alarm për trafikanët e armëve: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar pas audiopërgjimeve të...

0
Tiranë — Partia Demokratike ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se do të kërkojë edhe ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë për zbardhjen...

“Mbi 5,200 hektarë të djegur vetëm në korrik-gusht!”/ Zjarret pushtuan Himarën e Shkodrën, ekspertët...

0
Tiranë — Shqipëria po përballet me një rritje serioze të rrezikut nga zjarret si pasojë e ndryshimeve klimatike, ndërsa ekspertët e mjedisit ngrenë pikëpyetje...

Rama i përgjigjet ashpër Partisë Demokratike Europiane: Po minimizoni dhunën e protestuesve

0
Tiranë — Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër replikë të fortë ndaj Partisë Demokratike Europiane (PDE), duke i akuzuar përfaqësuesit e saj për...