30.7 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

“Thyem xhamin për t’i nxjerrë nga makina”, Benzi përfundon në kanal me ujë, babë e bir shpëtohen nga banorët

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të enjteje në aksin rrugor Krutje – Pushimi i Shoferit, ku një automjet tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal kullues me ujë.

Në mjet udhëtonin babë e bir, të cilët janë shpëtuar falë ndërhyrjes së menjëhershme të banorëve të zonës. Sipas dëshmitarëve, ata kanë hyrë në kanal dhe kanë thyer xhamin e automjetit për të nxjerrë dy personat e bllokuar brenda.

Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse dhe dy ambulanca, ndërsa të lënduarit u transportuan me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjës për ndihmë mjekësore.

Banorët e zonës shprehen se segmenti ku ndodhi aksidenti është kthyer në një pikë problematike, duke theksuar se mungesa e bordurave mbrojtëse në urën mbi kanal ka shkaktuar edhe incidente të tjera në të kaluarën.

“Këtu kanë ndodhur disa aksidente. Ura nuk ka bordurë mbrojtëse dhe kemi bërë ankesa vazhdimisht, por ende nuk është marrë asnjë masë,” thanë banorët.

Ndërkohë, Policia Rrugore ka nisur veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe po heton shkaqet që çuan në daljen e automjetit nga rruga. Fatmirësisht, aksidenti nuk ka shkaktuar humbje jete.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...