25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

I riu vdiq gjatë garave me makina, tre të arrestuar në Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona për rastin e vetaksidentit të enjten në Gjilan, ku për pasojë humbi jetën një person. Të arrestuarit dyshohet se nuk e kanë ndihmuar viktimën, por janë larguar nga vendi i ngjarjes. Për mosdhënie të ndihmës në raste të tilla dhe nëse ka viktima, Kodi Penal, parasheh dënim me burgim deri në 8 vjet.

Pjesë të veturës, copëza xhami e njolla gjaku. Kjo është ajo çka mbetur në vendin e aksidentit tragjik në Miresh të Gjilanit dy ditë pasi një veturë u përplas me shkëmbinjtë për të kaluar më pas në anën tjetër të rrugës. Por në prangat e Policisë kanë përfunduar tre persona të tjerë që kanë qenë në vendin e ngjarjes, të cilët janë identifikuar të premten.

“Lidhur me rastin, më datë 26.01.2024 njësiti hetuesisë ka identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit në ditën kritike kanë qenë së bashku me viktimën. Pas aksidentit të njëjtit nuk kanë ofruar ndihmë viktimës, por janë larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Policia.

Përveç për mosdhënie të ndihmës, dy nga të arrestuarit, B.A 29-vjeçar, F.A 23-vjeçar, dyshohen se në kohën e aksidentit, gjatë orëve të para të mëngjesit, kanë qenë duke bërë gara me veturë, të cilat ndalohen me ligj.

“Të njëjtit me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim 48 orësh, të dyshuarit F.A. dhe B.A., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme’’ dhe ‘’Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa i dyshuari L.M., për shkak të veprës penale ‘’Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik’’, të KPRK-së”, ka thënë Liridona Xheladini nga Prokuroria Themelore në Gjilan.

Prokuroria pritet që të kërkojë masën e paraburgimit ndaj të dyshuarve.

Në rastet ku nuk ofrohet ndihma personit që gjendet në rrezik për jetë dhe më pas i njëjti vdes, Kodi Penal i Kosovës, parasheh dënim me burgim nga një deri në 8 vjet.

Lidhur me rastin, banorë të këtij vendi i kanë treguar televizionit se të rinjtë ishin duke bërë gara me makina dhe se aksidentet në këtë zonë nuk janë të rralla. Në veturë bashkë me viktimën ka qenë edhe një person tjetër i cili ka pësuar lëndime trupore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...