25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

‘Nuk kishte asnjë ngushëllim ‘/Ish-Drejtori i policisë së shtetit, Arjan Hoxha, zbulon njohjen me nënkomisarin e vetëvrarë

Në një intervistë televizive, ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Arjan Hoxha, ka ndarë informacionin se e njohu vizualisht Arbjen Pjeçin, nënkomisarin që kryer vetëvrasje në Durrës. Hoxha ka përshkruar Pjeçin si një njeri të drejtë dhe të qetë, duke theksuar mungesën e ngushëllimeve nga drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit si një fakt të dhimbshëm. Pjeçi kishte marrë një vendim të formës së prerë për “Plagosje të lehtë”, dhe Hoxha ka shprehur zhgënjim për mos ofrimin e një dënimi alternative për të ruajtur vendin e punës.

“Kjo është e dhimbshme dhe shumë e rëndë që nuk kishte asnjë ngushëllim nga drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit. Ka humbur jetën një shërbëtor i ligjit, një njeri që është edukuar për të zbatuar ligjin. Një njeri që gjatë karrierës ka kaluar mbi veten e tij, mbi familjen dhe të afërmit me dhjetëra sfida, presione nga më të ndryshimet, apo i tradhtuar nga politika dhe ka arritur deri në momentin që të ndërmarrë atë akt. Unë vizualisht e njoh, kur kam qenë në Policinë e Durrësit. Më ka lënë përshtypjen e një njeriu të qetë që kryen detyrën dhe jo si këta me hije dyshimi. Një njeri i qetë që zabton vetëm ligjin”, tha Hoxha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...