26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“I shpëtoi prangave në agim” – trafikanti shqiptar i drogës zhduket gjatë operacionit ndërkombëtar

Ervin Dakoli, 47 vjeç, shqiptar i konsideruar nga Drejtoria Distriktuale Antimafia (DDA) e Bolonjës si një nga trafikantët më të fuqishëm të drogës në Evropë, ka arritur t’i shpëtojë arrestimit gjatë një operacioni të gjerë ndërkombëtar kundër trafikut të narkotikëve.

Dakoli, i dyshuar si kreu i një organizate kriminale me bazë në Reggio Emilia, rezulton ende në arrati, së bashku me një tjetër person që besohet se ndodhet në Francë. Organizata u godit të martën me nëntë masa paraprake të lëshuara nga gjyqtari hetues i Bolonjës me kërkesë të DDA-së, por vetëm shtatë prej tyre u ekzekutuan.

Sipas autoriteteve italiane, Dakoli ndodhej prej muajsh në Shqipëri dhe ishte nën vëzhgim të vazhdueshëm në qytetin e Kavajës. Makina e tij ishte lokalizuar, por në momentin që forcat e policisë nisën operacionin për arrestimin e tij në orët e para të mëngjesit, 47-vjeçari ishte zhdukur pa lënë gjurmë. Burime hetimore nuk përjashtojnë dyshimin se ai mund të jetë paralajmëruar paraprakisht për urdhër-arrestin.

Operacioni “Sturl One”, 15 persona nën hetim

Operacioni i koduar “Sturl One” ka çuar në goditjen e një bande ndërkombëtare shqiptare të përfshirë në trafikun e drogës në Itali, Francë dhe Spanjë. Në total, 15 persona janë nën hetim, ndërsa për nëntë prej tyre (tetë shqiptarë dhe një shtetas italian) janë lëshuar masa arresti.

Arrestimet dhe kontrollet janë kryer në disa provinca italiane, përfshirë Reggio Emilia, Bergamo, Brescia dhe Savona, si dhe në Francë, Spanjë dhe Shqipëri, falë bashkëpunimit të ngushtë mes autoriteteve policore ndërkombëtare dhe Departamentit të Policisë Kriminale të Shqipërisë.

Hetimet kanë zbuluar se grupi përdorte kriptofone dhe platforma të koduara për të shmangur përgjimet, ndërsa droga dhe paratë transportoheshin nëpërmjet kamionëve të ngarkuar me mallra të ligjshme. Sipas dosjes hetimore, në krye të organizatës qëndronte Ervin Dakoli, i cili siguronte sasi të mëdha kokaine, hashashi dhe marijuane nga Amerika e Jugut, Evropa Veriore dhe Spanja, për t’i shpërndarë më pas në të gjithë Italinë.

“Sky ECC”, çelësi i hetimit

Një rol kyç në zbardhjen e aktivitetit kriminal ka pasur platforma e koduar “Sky ECC”, e instaluar në telefona të specializuar me vlerë mijëra euro. Dy pajisje të sekuestruara gjatë operacioneve i hapën rrugë një piste të re hetimore që nga viti 2022.

Përmes analizës së komunikimeve të koduara, hetuesit arritën të dokumentonin se organizata, vetëm brenda gjashtë muajve, kishte menaxhuar dhe shpërndarë mbi 200 kilogramë kokainë dhe rreth 1,000 kilogramë hashash e marijuanë, duke gjeneruar të ardhura të paligjshme që kapnin vlerën mbi një milion euro.

Ndërkohë, kërkimet për kapjen e Ervin Dakolit vijojnë, ndërsa autoritetet italiane dhe shqiptare po forcojnë bashkëpunimin për ta nxjerrë përpara drejtësisë një nga emrat më të kërkuar të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...