24.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

“BKH nuk i ka sekuestruar telefonin” – SPAK mohon lajmet për Ilir Prodën

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përgënjeshtruar zyrtarisht lajmet e publikuara së fundmi lidhur me sekuestrimin e telefonit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Në kuadër të programit të transparencës, SPAK është pyetur nëse ndaj kreut të Policisë së Shtetit është ndërmarrë një veprim i tillë hetimor. Në përgjigjen zyrtare, Prokuroria e Posaçme sqaron se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Në përgjigje të kërkesës suaj, ju informojmë se Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) nuk e ka sekuestruar telefonin e Drejtorit të Policisë së Shtetit”, thuhet në reagimin e SPAK.

Ky sqarim vjen pas raportimeve që kishin nxitur debat publik dhe spekulime mbi përfshirjen e drejtuesit të Policisë në veprime hetimore. SPAK nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me çështjen, duke theksuar vetëm se informacionet për sekuestrimin e telefonit janë të pavërteta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

KLSH ‘ngre alarmin’ për Bashkinë e Vlorës: miliona lekë të paarkëtuara, shkelje në tenderë...

0
Bashkia e Vlorës është përballur me një sërë problematikash serioze në menaxhimin financiar dhe zbatimin e ligjit, sipas raportit vjetor të Kontrollit të Lartë...

Horoskopi ditor, e Martë, 28 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ecësh më ngadalë dhe me mendje të ftohtë. Mos u nxit në vendime të rëndësishme. ♉ Demi Je në formë shumë të mirë....

Parashikimi I motit, e Martë, 28 Prill 2026

0
Më 28 prill 2026, moti në Shqipëria vijon i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me një ndjesi pothuajse verore në shumë zona. Gjatë ditës priten...

Makina përmbyset pranë qendrës tregtare në Tiranë – shpëton shoferja

0
Një aksident është regjistruar në afërsi të një qendre tregtare në Tiranë, ku një automjet është përmbysur gjatë lëvizjes. Sipas informacioneve paraprake, nga ngjarja janë...

Meta i transformuar në gjyq pas 18 muajsh izolim – detaje nga jeta e...

0
Ilir Meta është shfaqur për herë të parë në publik pas rreth 18 muajsh paraburgim, gjatë seancës së parë gjyqësore ku ai dhe të...