34.6 C
Tiranë
Wednesday, July 15, 2026

“I varur në mes të Brukselit” – Gazetari Artan Hoxha zbulon identitetin e viktimës shqiptare në stil si kartelet meksikane

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar emrin e shqiptarit që u ekzekutua dhe u var pak ditë më parë në Belgjikë, në një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe autoritetet vendase. Viktima është Bekim Halilaj, 28 vjeç, me origjinë nga Bicaj i Kukësit.

Si u zbulua viktima

Halilaj u gjet i varur në një tabelë të Unazës së Madhe të Brukselit, një skenë makabre që fillimisht u ngatërrua me dekorime të festave të Halloween. Vetëm pas verifikimeve të policisë, u konstatua se bëhej fjalë për një ekzekutim mafioz.

“Është një ngjarje shumë e rëndë. Shumë e rëndë dhe për shkak të viktimës por dhe simbolikës. Ky është Bekim Halilaj nga Bicaj i Kukësit, 28 vjeç, i varur në një tabelë në unazën e madhe të Brukselit. U aludua si e ngjashme me ato të karteleve të Sinaloas, por dukej e çuditshme që në Europë konflikti të kishte shkuar deri në atë masë,” – tha gazetari Artan Hoxha në emisionin “Çim Peka Live”.

Një mesazh i qartë kriminal

Sipas Hoxhës, mënyra e ekzekutimit ishte jo vetëm një ndëshkim, por edhe një paralajmërim.
“Viktima është rrëmbyer, është ekzekutuar dhe varur atje jo vetëm si mesazh për kundërshtarët, por dhe si shembull që nëse do të tentoni që të na dëmtoni,” – u shpreh gazetari.

Ngjarja lidhet me një ngarkesë të madhe kokaine të humbur, dhe si duket grupi kriminal ku bënte pjesë Halilaj është përfshirë në konflikt me organizata të tjera.

Nga Anglia në Belgjikë – e kaluara kriminale

Familja e tij jeton në fshatin Bicaj, ku babai është invalid dhe njëra nga motrat vuan probleme shëndetësore. Halilaj kishte emigruar fillimisht në Angli për një jetë më të mirë, por u përfshi në trafikun e drogës.

Grupi ku bënte pjesë ai u godit që në vitin 2017, kur iu sekuestrua një ngarkesë prej 4 milionë paundësh kokaine. Pak më vonë, anëtarëve të tij iu gjetën edhe 30 kg kokainë.
Në atë kohë, në grup ishin edhe Noi Muçmata, Fitim Halilaj dhe Tomas Hela. Në foto të publikuara në gjykatë, Bekim Halilaj shfaqej 21 vjeç.

Më vonë, kreu i grupit u arrestua në Belgjikë më 4 prill 2019 dhe u ekstradua në Angli. Ndërsa Halilaj vetë u dënua me 7 vite burg për trafik kokaine, por pas daljes nga qelia, aktiviteti i tij kriminal vijoi në Belgjikë.

“Antwerp – kryeqyteti i kokainës”

Sipas Hoxhës, lidhjet e grupit çuan drejt Antwerp-it, qyteti belg që sot njihet si një nga qendrat kryesore të trafikut të kokainës në Europë.

“Kreu i grupit kur iku për herë të parë vajti në Antwerp, kryeqyteti i kokainës, dikur kryeqyteti i diamanteve,” – tha gazetari, duke theksuar se rivaliteti i grupeve shqiptare dhe ndërkombëtare për ngarkesat e mëdha të kokainës ka marrë përmasa shqetësuese.

Një paralajmërim i frikshëm në zemër të Europës

Ekzekutimi i Halilajt, sipas Hoxhës, tregon se krimi i organizuar në Europë ka arritur nivele të ngjashme me ato të karteleve meksikane.
“Është e pabesueshme që në zemrën e Europës mund të përfundojë si në kartelet meksikane. Kjo dëshmon përmasat e frikshme që ka marrë ky fenomen,” – tha gazetari.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa pritet që kufoma e Halilajt të transportohet drejt Shqipërisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nëse do të vdesim, do të vdesim bashkë”, rrëfimi tronditës i gruas që shpëtoi...

0
Svetlana Grković nuk e lëshoi për asnjë çast bashkëshortin e saj, Ljubiša Karović, në momentet më të frikshme të jetës së tyre. Teksa 61-vjeçari...

Kosova shpall “non grata” ministren serbe Paunoviç, Sveçla: “Çdo përpjekje për të ringjallur ideologjitë...

0
Kosova ka shpallur person “të padëshirueshëm” ministren serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, duke i ndaluar asaj përherë hyrjen apo kalimin...

“Forcat amerikane janë gati për veprim”, nis bllokada detare ndaj Iranit pas urdhrit të...

0
Bllokada e re detare ndaj Iranit ka nisur në orën 23:00 sipas kohës greke, në zbatim të paralajmërimeve të mëparshme të presidentit amerikan Donald...

Spanja në finalen e Botërorit pas 16 vitesh, “La Roja” eliminon Francën me dy...

0
Spanja është finalistja e parë e Kupës së Botës 2026, pasi ka mposhtur Francën me rezultatin 2-0 në gjysmëfinalen e zhvilluar në Arlington, Texas. Skuadra...

Aksident tragjik në Vlorë, automjeti përplas për vdekje 80-vjeçaren në Vranisht

0
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e së martës në qarkun e Vlorës, ku një këmbësore 80-vjeçare ka humbur jetën pasi është...