22.4 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Vdekja tragjike e 17-vjeçares nga meningjiti/Gjimnazi “Leonik Tomeo” :”Ishte një lajm i pabesueshëm”

17-vjeçarja Noela Caka, e cila humbi jetën një ditë më parë nga meningiti akut, ishte nxënëse në gjimnazin “Leonik Tomeo” në Durrës. Pas këtij lajmi tragjik, shkolla ka reaguar në rrjetet sociale duke shprehur ngushëllimet për humbjen e vajzës dhe duke e përshkruar atë si një nxënëse të dashur dhe të qeshur, e cila do të mungojë pafundësisht.

Noela kishte qenë ekskursion me klasën në Voskopojë javën e kaluar dhe kishte pasur një gjendje virale më 11 dhjetor, që sipas prindërve i kaloi shpejt. Megjithatë, më vonë ajo shfaqi dhimbje koke të forta dhe të vjella, duke u përkeqësuar shpejt. Ajo u transportua në spitalin e Durrësit dhe më pas në QSUT, por ndonëse përpjekjet e mjekëve, humbi jetën.

Autoritetet shëndetësore kanë filluar hetimet për të gjurmuar personat që kanë pasur kontakte me Noela-n, ndërsa ambientet e shkollës do të dezinfektohen për të parandaluar përhapjen e mundshme të infeksionit.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta, të nxënëses tonë N.C., për arsye shëndetësore. Të gjithë u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit të mirës, të dashurës, të qeshurës, piktores tonë N. Është e vështirë të përshkruhet dhimbja që ndiejmë të gjithë. Ky ishte një lajm i pabesueshëm. Nuk është e lehtë të gjenden fjalët kur zemra është e rënduar nga humbja. N., do të na mungosh pafundësisht por do të jesh gjithmonë në zemrat tona. Qoftë shpirti yt në paqe! Ngushëllime familjarëve!”- thuhet në reagimin e shkollës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...