26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Ky shesh e ka shpallur non grata”, protestuesi Ilir Xhemalaj i kërkon Ramës masë ndaj ministres serbe: “Ka shpallur se do të bënte spastrim etnik”

Një prej organizatorëve të protestës, Ilir Xhemalaj, ka kërkuar nga kryeministri Edi Rama që të shpallë “non grata” ministren serbe të Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, pas deklaratave të saj për Kosovën.

Gjatë fjalës së tij nga tubimi para Kryeministrisë, Xhemalaj kritikoi qeverinë shqiptare për mungesën e një reagimi zyrtar ndaj deklaratave të ministres serbe, e cila pak ditë më parë tha se, nëse do të kishte qenë në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

“Ka 48 orë që një ministre serbe ka shpallur se do të bënte spastrim etnik mbi shqiptarët. I kërkoj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, i cili deri më sot nuk ka bërë asnjë deklaratë dhe nuk ka mbajtur asnjë qëndrim zyrtar të qeverisë ndaj kësaj zonje, duhet që ta shpallin non grata”, u shpreh Xhemalaj.

Ai vijoi akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç, duke deklaruar se protesta ka mbajtur një qëndrim të qartë ndaj tyre.

“Ky shesh e ka shpallur non grata ministren serbe, Edi Ramën dhe Vuçiçin. Ishte në Bruksel dhe kërkoi të na hidhte hi syve. Rama sot ka dalë lakuriq para gjithë botës”, tha organizatori i protestës.

Deklaratat e ministres serbe Snezhana Paunoviç kanë shkaktuar reagime të shumta në Kosovë, Shqipëri dhe në institucionet evropiane, ndërsa autoritetet e Kosovës kanë vendosur t’i ndalojnë hyrjen në territorin e tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...