17.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Ja rrëfimi i Ardjan Çapjas për “politikanin me emrin Taulant” lidhur me vrasjen e avokatit Gurra

Në 3 Shkurt të vitit 2016, gjatë orëve të mbrëmjes në Elbasan, në një lokal ku qëndronin miq dhe të afërm të familjes Çapja ndodhi një masakër me tre të vrarë dhe tetë të plagosur.

Katër persona të veshur me kamuflazh dhe të maskuar me kapuça zbritën nga makina dhe hapën zjarr në lokal, duke shkatërruar gjithçka me breshëri automatiku. Plumbat thyen xhamat, duke depërtuar në tavolinat ku ishin ulur një grup burrash nga 25 deri në 55 vjeç.

Të vrarë mbetën Agron Çapja 50 vjeç, Ardit Sinakolli 27 vjeç dhe Eno Bedalli 37 vjeç.

Të plagosurit në spitalin e Traumës u dërguan Fejzulla Çapja, Ferit Muça, Luan Muça, Bledar Muça, Bujar Reshka dhe Florenc Çapja

Të plagosur në spitalin e Elbasanit u dërguan Ardian Zharri dhe Arnold Çapja.

Rrëfimi i Ardjan Çapjas për “politikanin me emrin Taulant”

7 vite më pas, Ardjan Çapja ka folur në gjyqin që po zhvillohet kundër tij për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit.

Çapja akuzon një “politikan me emrin Taulant” që ka dalë në përgjimet e masakrës së shkurtit të vitit 2016. Sipas tij, gjatë hetimeve doli në përgjime emri i një politikani me emrin Taulant, por përgjimet u fshinë me urdhër të gjykatës.

“Pas masakrës së 3 Shkurtit 2016 unë nuk kam dalë më nga shtëpia. Me avokatin e ndjerë Ravik Gurraj kemi marrë dosjen e ngjarjes së vitit 2016 dhe aty ka qenë në përgjim edhe një zyrtar i lartë me emrin Taulant. Më pas kemi mësuar se me vendim të gjykatës së Elbasanit përgjimet e politikanit janë asgjësuar. Politikani me emrin Taulant më ka marrë në telefon dhe më ka ofruar ndihmë, por unë nuk i kam kërkuar asgjë. Emrin e tij të plotë nuk e përmënd sepse më rrezikohet familja” deklaroi Çapja.

Dëshmia ka qenë një bombë e vërtetë. Dyshimet janë se bëhet fjalë për Taulant Ballën, ish drejtues politik i Partisë Socialiste në Elbasan, aktualisht në krye të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Balla është akuzuar vazhdimisht se ka përkrahur bandat që janë në hasmëri me Çapjat, duke i ofruar mbështetje policore, por edhe mbrojtje politike. Por kjo është hera e parë që emri i tij përmendet në sallën e gjyqit nga një prej protagonistëve të konfliktit mes bandave.

Sipas Ardian Çapjas, përgjimet ku dilte politikani me emrin Taulant janë arsyeja që u vra avokati Ravik Gurra në Elbasan.

“Vrasja e avokatit Ravik Gurra lidhet me masakrën e 3 shkurtit. Prokurori Ridvan Sukaj nuk na ka marrë dëshmi për ngjarjen e 2016 dhe kjo është hakmarrje e Sukajt ndaj nesh. Hetimet vazhduan për 2 vite dhe nuk arritën të zbuojnë asgjë. Këtu ka filluar manipulimi dhe orjentimi i hetimeve. Unë s’kam lidhje me vrasjen e 2012 sepse kjo vërtetohet nga qelizat telefonike që kam qenë jashtë vendit. Këtë manipulim e ka bërë prokurori Ridvan Sukaj. Kam dëgjuar në media që ju prokurori Dibra keni nën hetim vrasjen e avokatit tim Ravik Gurra. Ke tre telefona, ke dosjen time. Gjej kush ka vrarë avokatin. Bëj drejtësi! Nëse zbardh vrasjen e avokatit Gurra, do zbulosh thesare. Politika në Elbasan është e lidhur me krimin. Nisini hetimet që aty. Hap hetimin e Ravikut, aty ke gjithë të vërtetën. Mos qesh ti prokuror se kur doja të bëja kallëzim për prokurorin Ritvan Sukaj je larguar nga zyra me vrap. Unë jam më i drejtë se vet dretësia. Ridvan Sukës i kam bërë kallëzim për moshetimin e ngjarjeve. Unë i kam vajtur në zyrë dhe i kam kërkuar që të zbardh ngjarjen e 2016, por ai ka heshur dhe shkak ka qenë përgjimi i politikanit Taulant” ka thënë Çapja në sallën e gjyqit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...