14.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Seanca e përbashkët Shqipëri-Kosovë, Rama: “Porto Romano që do të jetë projekt i përbashkët që do të lidhen me Prishtinën dhe Strugë me dy porte të thata”

Kryeministri Edi Rama deklaroi në seancën e përbashkët të dy kuvendeve Shqipëri-Kosovë se sot shqiptarët janë më mirë se kurrë në marrëdhënie me njëri-tjetrin dhe me të huajt.

Ai theksoi se marrëdhëniet mes dy palëve nuk janë vetëm të mira por edhe produktive edhe në aspektin ekonomik dhe të projekteve të përbashkëta.

Rama tha se në fillim të vitit të ardhshëm do të hapet gara ndërkombëtare për portin e Porto Romanos dhe në fillim të 6-mujorit të dytë të 2023-it do të nisë puna në kantier.

“Nuk besoj se janë të shumtë ata që mund të thonë se e dinin që në 110-vjetorin e pavarësisë ë Shqipërisë, do të kishte shqipen gjuhë zyrtare. Po ashtu nuk besoj se kanë qenë të shumtë ata që kanë paraparë që mund të vinte dita që Mali i Zi të kishte një kryeministër shqiptar. Të drejtat e shqiptarëve janë shumë herë më të avancuara se ka qenë ndonjëherë.

 

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës sot nuk janë më thjesht të shkëlqyera. Janë edhe produktive më shumë se kurrë ndonjëherë tjetër. Dhe këtë e tregojnë faktet e prodhuara nga jo thjesht mbledhjet e përbashkëta mes dy qeverive por edhe nga rritja e aftësisë për të zbatuar në praktikë bashkëpunimin më interes reciprok. Mjafton të shohësh të dhënat e shkëmbimeve tregtare apo abetaren e përbashkët.

Një tjetër ngjarje e rëndësishme dhe e vonuar por e realizuar. Apo punën e nisur për punët e të ardhmes. Portin dhe hekurudhën. Për hekurudhën kemi ofertuesit për studimin e fizibilitetit të porositur nga dy qeveritë me vendim të përbashkët. Në fillim të vitit të ardhshëm hapim garën ndërkombëtare për Portin e Ri të Durrësit që do të ndërtohet në Porto Romano dhe në fillim të 6-mujorit të dytë do jemi në kantier në portin e ri të Porto Romano që do të jetë projekt i përbashkët që do të lidhen me Prishtinën dhe Strugë me dy porte të thata”, tha Rama.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Qirinj dhe heshtje për dy vogëlushët: Banorët e ish-Kënetës mblidhen para Bashkisë së Durrësit

0
Një grup banorësh nga zona e ish-Kënetës janë mbledhur mbrëmjen e sotme pranë Bashkia e Durrësit, ku kanë ndezur qirinj në kujtim të dy...

Dosja e vrasjes së çiftit Mujeci: Skema me dy makina, konflikti i vjetër dhe...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore për vrasjen e çiftit Kreshnik dhe Gentiana Mujeci në Lezhë, një ngjarje që ka tronditur opinionin...

Dëshmia rrëqethëse e nënës së 19-vjeçares shqiptare që humbi jetën në Greqi: “Vrapova drejt...

0
Nëna e 19-vjeçares shqiptare, e cila humbi jetën në mënyrë tragjike më 14 prill 2026 në Argostoli, ka folur për herë të parë për...

Tërmet 4.2 ballë në Kretë, pa raportime për dëme

0
Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në ishullin Kretë, duke u ndjerë lehtë në zonat përreth. Sipas të...

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...