26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Janë pjesë e grupeve mercenare” – Karamuço: Italianë të dyshuar për dhunë në protestën e PD-së, dy prej tyre nuk figurojnë në TIMS

Tre shtetas italianë janë mes gjashtë personave të vënë nën hetim për incidentet gjatë protestës së 8 majit të organizuar nga Partia Demokratike, ku pati përplasje dhe hedhje molotovësh ndaj Policisë së Shtetit.

Sipas ekspertit të kriminalistikës Ervin Karamuço, të rinjtë Fabio Perabello (23 vjeç), George Cau (25 vjeç) dhe Houssem Bousrih (24 vjeç), dyshohet se janë përfshirë në akte dhune dhe mund të jenë pjesë e grupeve të organizuara për pagesë.

“Po hetohet qëndrimi i paligjshëm, shkelja e kufirit tokësor; janë disa rrethana që policia ka ngritur dyshime. Dy prej italianëve nuk dalin në TIMS, njëri ka hyrë nga Kosova. Njëri prej tyre ka emër arab. Nga të dhënat që na referohen, di të them që nuk kam parë turistë me maska duke bërë veprime të dhunshme”, deklaroi Karamuço.

Ai shtoi se autoritetet kanë sekuestruar tabulatet telefonike dhe po verifikojnë lëvizjet dhe kontaktet e tyre në Shqipëri.

“Ka një mosrakordim mes këtyre personave… përpara deklarimeve zyrtare ka pasur deklarime që edhe mund të jenë paguar, por policia po heton si kanë ardhur dhe kush i ka futur në turmë. Janë pjesë e grupeve që bëhen mercenarë shumë lehtë”, u shpreh ai.

Hetimet vijojnë për të zbardhur mënyrën e hyrjes së tyre në vend dhe rolin e mundshëm në aktet e dhunës gjatë protestës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...