25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Studim i ri: 8.500 hapa në ditë mund të mjaftojnë për të mbajtur peshën e humbur

Mbajtja e peshës pas dobësimit mbetet një nga sfidat më të vështira për personat që kanë luftuar me kilogramët e tepërt. Por një studim i ri sugjeron se objektivi i njohur prej 10 mijë hapash në ditë mund të mos jetë i domosdoshëm.

Një rishikim sistematik dhe meta-analizë e realizuar nga studiues në Itali dhe Liban ka arritur në përfundimin se rreth 8.500 hapa në ditë mund të jenë të mjaftueshëm për të ndihmuar në ruajtjen e peshës së humbur dhe për të shmangur rikthimin e kilogramëve.

Sipas shkencëtarit biomjekësor Marwan El Ghoch, problemi kryesor në trajtimin e obezitetit nuk është vetëm humbja e peshës, por ruajtja e saj në kohë.

“Rreth 80 për qind e njerëzve mbipeshë ose obezë që humbin peshë fillimisht, e rifitojnë atë pjesërisht ose plotësisht brenda tre deri në pesë vitesh”, tha ai.

Çfarë tregoi studimi?

Studiuesit analizuan 18 studime të kontrolluara me randomizim, me 3,758 të rritur me moshë mesatare 53 vjeç, të ndjekur për rreth 18 muaj.

Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe: një grup ndoqi programe për humbje peshe përmes dietës dhe aktivitetit fizik, ndërsa grupi tjetër vazhdoi stilin e zakonshëm të jetesës.

Grupi aktiv humbi mesatarisht 4.4% të peshës trupore dhe arriti të ruajë rreth 3.3% të kësaj humbjeje edhe në fazën pasuese.

Sekreti: rritja e aktivitetit ditor

Të dhënat treguan se ata që ruajtën peshën kishin rritur ndjeshëm numrin e hapave ditorë.

Nga rreth 7.280 hapa në fillim, pjesëmarrësit arritën në afro 8.500 hapa në ditë gjatë dhe pas procesit të dobësimit.

Grupi i kontrollit, që nuk ndryshoi stilin e jetesës, nuk pati as ulje të konsiderueshme në peshë.

Një objektiv më i arritshëm

Sipas studiuesve, 8.500 hapa në ditë mund të jenë një objektiv më realist dhe i qëndrueshëm për shumicën e njerëzve sesa synimi tradicional prej 10.000 hapash.

Megjithatë, ata theksojnë se nevojiten kërkime të mëtejshme për të përcaktuar nivelin optimal të aktivitetit fizik për ruajtjen afatgjatë të peshës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...