28 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Jorida Tabaku i përgjigjet kritikëve pasi mori pjesë në protestë: Duhet një PD moderne!

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku i është përgjigjur kritikave për pjesëmarrjen në protestën e 7 Korrikut të organizuar nga ish kryeministri Sali Berisha.

Ajo thotë se gabimi i PD në 8 vite ka qenë ngatërrimi i dëshirës së përbashkët me shumicën për të larguar kryeministrin Edi Rama me besimin e shumicës së shqiptarëve tek alternativa e PD.

Tabaku shton se duhet një shpresë e re që të ndërtohet me një mendësi ndryshe dhe një ofertë e re me një Parti Demokratike moderne.

Statusi i Jorida Tabakut

Po të mbysin!

“Po të mbysin në fb”, më shkruajti një i afërm pasi postova shënimin për protestën e të enjtes. Sa të këqija i paske komentet, qe mesazhi i një miku tjetër. Mora disa të tilla, siç mora edhe disa krejt ndryshe nga miq demokratë që ndanin të njëjtin shqetësim. Njësoj si unë edhe ata kishin qenë në protestë. Pata edhe debate me ndonjë që s’kuptonte dot pse kisha shkuar në protestë.

Më pas i lexova një e nga një komentet. Siç bëj gjithnjë, megjithëse qëkur partia u përça si s’ka më keq leximi i tyre është bërë i dhimbshëm. Do të ishte gjysma e së keqes sikur gjithë ato të shara të vlenin për të sjellë demokratët në pushtet. Por nuk vlejnë për asgjë. Prandaj nuk mund të mbyll gojën dhe bëj sehir duke parë të njëjtin film me të njëjtin fund.

Sot disa ekzaltohen njësoj si disa të tjerë më parë, përfshirë edhe mua, duke numëruar pjesëmarrësit në uragane fitoresh që në fund nuk vijnë. Më shkruanin edhe se duhet thjesht të protestoja dhe mbyllja gojën! Po sfida jonë është që ta hapin gojën të gjithë shqiptarët, jo që ne t’ia mbyllim njëri-tjetrit.

Disa të tjerë ankoheshin se 8 vjet i paskam lënë unë në opozitë dhe të enjten qenka hapur rruga drejt pushtetit! Do ta uroja shumë të ishte kështu, po të besosh këtë do të thotë të besosh se shumica e shqiptarëve e beson këtë.

Ky ka qenë gabimi ynë 8 vjet. I të gjithëve bashkë. Kemi ngatërruar dëshirën tonë të përbashkët me shumicën për të larguar Edi Ramën, me besimin e shumicës së shqiptarëve tek alternativa e Partisë Demokratike.

Protestat duhen dhe shumë mirë që t’i bëjmë. Po halli është se këtë ngatërresën që thashë mes nesh dhe shqiptarëve, protestat nuk e zgjidhin dhe do të jetë tejet e hidhur sikur e shkuara të përsëritet.

Prandaj nuk ndryshoj mendim: Duhet një shpresë e re që ndërtohet me një mendësi ndryshe, përmes një mënyrë ndryshe të të parit dhe të bërit të gjërave! Një ofertë e re me emrin Partia Demokratike! Një PD moderne, e fortë dhe e bashkuar patjetër, po mbi të gjitha e hapur, jo e izoluar. Pa frikë për ta dëgjuar mendimin ndryshe me respekt. Për të vepruar ndryshe me kurajo. Për të qenë ndryshe për shqiptarët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...