22.8 C
Tiranë
Friday, June 26, 2026

Në Shkup vazhdojnë protestat kundër propozimit francez, përmes së cilit hiqet vetoja bullgare

Në Shkup sot do të vazhdojnë protestat kundër propozimit francez, përmes së cilit hiqet vetoja bullgare dhe Maqedonisë së Veriut i hapet rruga për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Mirëpo, opozita maqedonase dhe shoqata të ndryshme qytetare janë kundër këtij propozimi andaj tanimë për një javë po protestojnë duke theksuar se ky propozim ka si synim bullgarizimin dhe asimilimin e maqedonasve. Edhe sot thirrja për protesta është me moton dhe porosinë e ngjajshme: “Vazhdojmë më masivisht dhe më në numër kundër bullgarizimit dhe asimilimit të hapur. Të bashkohemi nën gjuhën maqedonase që dimë. I bëjmë thirrje çdo familjeje që të shpalosë flamurin maqedonas në ballkonin apo dritaren e tyre, thotë “Ulitmatum, JO faleminderit”.

Protesta nis në orën 19:00 para Qeverisë, më pas para Ministrisë së Drejtësisë, dhe në fund para Kuvendit. Ndërkohë, në Kuvend nesër do të zhvillohet një takim bashkërendues mes shefave të grupeve parlamentare dhe kryeparlamentarit Talat Xhaferi, ku në rend dite pritet të diskutohet edhe informata për propozimin francez, që tashmë ka hyrë në procedurë parlamentare

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“America qëndron pranë Venezuelës”/ SHBA dërgon menjëherë ekipe shpëtimi dhe ndihma humanitare pas tërmeteve...

0
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar dërgimin e menjëhershëm të ekipeve të kërkim-shpëtimit, pajisjeve mjekësore dhe ndihmës humanitare në Venezuelë, pas tërmeteve të fuqishme që...

“Mund t’ia sugjeroni për foto profili”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën me kullën në qendër...

0
Ndryshimi i papritur i imazhit në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama, i cili zëvendësoi fotot e profilit dhe të kopertinës në Facebook me...

“Bëhu ushtar i prokurorisë!” – Përplasje e fortë mes Metës dhe Kryemadhit në GJKKO,...

0
Një debat i fortë mes ish-bashkëshortëve Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi ka shoqëruar seancën e djeshme në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Rama alarmon socialistët: “Mjaft me ekrane, zbrisni urgjentisht në terren!” – Kritika edhe për...

0
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një ndryshim të menjëhershëm të mënyrës së funksionimit të Partisë Socialiste në terren, duke u dhënë porosi drejtuesve politikë...

Horoskopi ditor, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji të re dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi interesante në punë ose në jetën personale mund të kërkojë një...