26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Ju kuptoj shumë mirë” – Rama reagon për incidentin në Zvërnec: e quan të papranueshëm tërheqjen zvarrë të protestuesit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me ngjarjet në Zvërnec, pas pamjeve që qarkulluan në media ku një protestues u tërhoq zvarrë nga persona të sigurisë private gjatë një proteste kundër një investimi në zonë.

Rama e cilësoi ngjarjen si të papranueshme dhe tha se e kupton reagimin e qytetarëve, duke u shprehur se do të kishte ndjerë të njëjtin revoltë nëse do të ishte në vendin e tyre.

“Lidhur me situatën e krijuar për investimin e zonës së Zvërnecit. Dhe dua ta nis me një mesazh të drejtpërdrejtë për të gjithë ata që janë revoltuar dhe janë rreshtuar edhe kundër meje personalisht, pasi panë aktin e neveritshëm të tërheqjes zvarrë të njërit prej protestuesve në Zvërnec. Ju kam dëgjuar, ju kam lexuar dhe ju kuptoj shumë mirë…”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se situata e krijuar ishte e papranueshme, duke kritikuar edhe mënyrën e reagimit institucional në terren.

“Madje ju siguroj që në vendin tuaj edhe unë po njësoj do revoltohesha dhe do rreshtohesha kundër qeverisë dhe kundër kryeministrit sidomos…”, vijoi ai, duke theksuar se policia duhet të kishte ndërhyrë për të ndaluar menjëherë personat përgjegjës për dhunën ndaj protestuesit.

Reagimi vjen pas debatit publik të ndezur nga incidenti në zonën e Zvërnecit, ku janë raportuar tensione mes protestuesve dhe forcave të sigurisë private.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...