18.5 C
Tiranë
Wednesday, May 13, 2026
spot_img

“Ka vetëm një pal dhe kjo është PD”/ Alibeaj sqaron mbledhjen e grupit parlamentar: “Të dalim të bashkuar përballë regjimit të Ramës”

Enkelejd Alibeaj ka folur për mediat pas mbledhjes së Grupit Parlamenar të Partisë Demokratike të zhvilluar në kryesinë e Kuvendit.

Alibeaj bëri thirrje këtë të martë për bashkimin e Partisë Demokratike. Ai tha se qëllimi i grupimit që ai përfaqëson ka qenë dhe do të jetë bashkimi i Partisë Demokratike përballë regjimit të Ramës.

Ai ka sqaruar se qëllimi i takimit ka qenë vënia në dijeni të grupit mbi takimin që Gazment Bardhi pati me Edi Palokën, të dy të mandatuar për dialog me qëllim bashkimin e PD.

“Para një jave në një diskutim të grupit ramë dakord që jemi të prirur për zgjedhjet lokale të dalim me një kandidat, është në interes të demokratëve.

Në pritje të Palokës të takohej me Bardhin, ka pasur një takim që Bardhi do tua thotë, unë ju them që siç e thamë javës së kaluar që ishim të gatshëm të diskutonim, ajo që ndodhi tani ishte vetëm një informim që Bardhi na bëri për takimin me Palokën. Kjo ndodhi.  ti 

Ka vetëm një pal dhe kjo është Partia Demokratike. Mbledhjet janë një, grupi parlamentar është një. Kryetari i Grupit është Enkelejd Lutfi Alibeaj. Shihni thirrjen që ne kemi bërë që në prill për të mos lejuar krijimin e strukturave paralele. Të paktën për këtë gjë nuk mund të qortohemi. Për faktin që ne kemi dashur dhe kemi bërë gjithçka për të qenë bashkë. Pavarësisht çoroditjeve që ne kemi, nëse ka një interes të të gjithë demokratëve dhe mbi të gjitha të të gjithë shqiptarëve, është që një orë e më parë t’i dalim të bashkuar regjimit të Edi Ramës. Për këtë duhet të bashkojmë çdo fluks në bazë pasi ata do t’i vënë shpatullat kësaj pune. Të gjejmë një kandiat të vetëm që të përfaësojë të gjitha flukset. Të gjithë bashkë me moral.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Porti iu fal Alabbarit?”/ Si nisi projekti i Marinës së Durrësit dhe pse marrëveshja...

0
Historia e transformimit të Porti i Durrësit në një marinë jahtesh luksoze ka nisur vite më parë, por sot projekti “Durrës Marina” po rikthehet...

“Do të vritesh duke e shtyrë vendin drejt vdekjes”/ Donald Trump mesazh të fortë...

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë deklarata të forta ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer, duke komentuar edhe të ardhmen...

“Gjesti? E kam parë si vëlla të vogël”/ Loredana Brati reagon pas deklaratave të...

0
Loredana Brati ka reaguar publikisht pas deklaratave të Xheneta Fetahu dhe aludimeve të shumta në rrjet për një lidhje të mundshme mes saj dhe...

“80% e demokratëve janë kundër tij”/ Ervin Salianji sulmon Sali Berisha: “Po të kishte...

0
Ish-deputeti Ervin Salianji ka komentuar situatën brenda Partia Demokratike, pasi nuk u lejua të garonte për kreun e partisë përballë Sali Berisha. I ftuar në...

“Po përgatiste një vrasje me pagesë”/ Arrestohet 42-vjeçari serb në Shkup, policia zbulon arsenal...

0
Një 42-vjeçar serb është arrestuar nga autoritetet në Shkup, pas dyshimeve se po përgatiste një vrasje me pagesë. Arrestimi u realizua në kuadër të një...