34.6 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

“Njëanshmëria do dëmtojë procesin”/ Bardhi: “Takimi ka qenë konstruktiv dhe me frymë të plotë mirëkuptimi”

Ka përfunduar mbledhja e grupit ku u zhvilluan bisedimet për bashkëpunimin mes tyre dhe grupit të Sali Berishës për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Deputeti i PD-së dhe i mandatuari i grupit të Alibeajt, Gazment Bardhi ka folur për takimin me kreun e Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka.

Pas mbledhjes, deputeti Gazment Bardhi nuk dha detaje specifike mbi diskutimet që ai ka zhvilluar me deputetin Edi Paloka. Sipas tij, e rëndësishme është që demokratët të gjejnë mekanizmin e duhur për të dalë me një kandidat të përbashkët.

“Nuk do të zbardh më detaje duke i kërkuar ndjesë opinionit publik. Takimi ka qenë konstruktiv dhe me frymë të plotë mirëkuptimi. 

Asnjëri nuk ka pasur një qëndrim për një çështje të caktuar. Kemi shkëmbyer thjesht mendime. Njëanshmëria nuk e ndihmon këtë proces. Demokratët kanë nevojë të jenë bashkë për të mundur Edi Ramën dhe për të bashkëpunuar në mënyrë të sinqertë dhe këtë proces e dëmton vetëm njëanshmëria.

Nuk kam ndërmend të bej bisedime para kamerave aq më tepër kur diskutoj me një koleg të grupit parlamentar. Sot kemi shkëmbyer disa mendime për të gjetur një rrugë se si të bashkëpunojnë demokratët për zgjedhjet lokale. Kur flas për njëanshmëri flas për qëndrime të ngurta. Nëse kemi hyrë në mënyrë të sinqertë në këtë proces nuk duhet të minojmë dialogun, mirëkuptimin dhe bisedën e sinqertë”, tha Bardhi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...