23.9 C
Tiranë
Friday, September 11, 2026

Kapen 2.6 ton kokainë në Atlantik, mes të arrestuarve edhe një shqiptar! Droga me vlerë 500 milionë euro synonte tregun europian

Një operacion i madh ndërkombëtar kundër trafikut të drogës ka çuar në sekuestrimin e mbi 2.6 tonëve kokainë në Oqeanin Atlantik dhe arrestimin e katër personave, mes tyre edhe një shtetas shqiptar.

Operacioni u koordinua nga Prokuroria Antimafia e Breshias në Itali dhe u zhvillua nga Guardia di Finanza e Breshias, në bashkëpunim me autoritetet e Spanjës dhe Portugalisë.

Sipas autoriteteve, lënda narkotike u zbulua në bordin e një gomoneje ultra të shpejtë të tipit “go-fast”, e cila u ndalua në Atlantik, pranë brigjeve të Lisbonës, nga Policia Detare Portugeze.

Në pranga kanë përfunduar dy shtetas spanjollë, një shtetas nga Gjibraltari dhe një shqiptar, i cili rezulton banues në Mantova dhe në provincën e Breshias.

Nga hetimet rezulton se ngarkesa e sekuestruar kishte një vlerë prej rreth 78 milionë eurosh në tregun e shumicës. Sipas autoriteteve italiane, nëse kokaina do të arrinte në destinacionin final dhe do të shpërndahej në tregun e drogës, ajo do të gjeneronte një xhiro prej rreth 500 milionë eurosh.

Operacioni u mbështet edhe nga mjetet ajrore të Guardia di Finanza, të pajisura me teknologji të avancuar për mbikëqyrjen detare. Avionët monitoruan vazhdimisht lëvizjet e gomones në kuadër të kontrolleve për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian.

Sipas autoriteteve hetimore, ky operacion konfirmon edhe një herë se grupet e krimit të organizuar po përdorin gjithnjë e më shpesh gomone të tipit “go-fast”, me gjatësi nga 10 deri në 16 metra dhe të pajisura me disa motorë të fuqishëm, të afta të arrijnë shpejtësi mbi 70 nyje, për transportimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plas skandali me arratisjen e Ergys Agasit: Pikëpyetjet e mëdha për drejtoren Vlora Hyseni...

0
Tiranë — Një stuhi e fuqishme dyshimesh, pyetjesh të pashpjeguara dhe heshtjeje zyrtare ka mbuluar godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), pas shpalljes në...

Zbardhen prapaskenat e reja të ekzekutimit të Ferdinant Hotit: Hetimet përqendrohen te larja e...

0
Padova (Itali) — Detaje të reja e tronditëse kanë dalë në dritë nga hetimet e ethshme që po kryejnë Karabinierët e Padovës mbi vrasjen...

PD-ja ngre alarm për trafikanët e armëve: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar pas audiopërgjimeve të...

0
Tiranë — Partia Demokratike ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se do të kërkojë edhe ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë për zbardhjen...

“Mbi 5,200 hektarë të djegur vetëm në korrik-gusht!”/ Zjarret pushtuan Himarën e Shkodrën, ekspertët...

0
Tiranë — Shqipëria po përballet me një rritje serioze të rrezikut nga zjarret si pasojë e ndryshimeve klimatike, ndërsa ekspertët e mjedisit ngrenë pikëpyetje...

Rama i përgjigjet ashpër Partisë Demokratike Europiane: Po minimizoni dhunën e protestuesve

0
Tiranë — Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër replikë të fortë ndaj Partisë Demokratike Europiane (PDE), duke i akuzuar përfaqësuesit e saj për...