20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Kapet qendra e trafikut droge në Spanjë: Sekuestrohen 180 kg kanabis, tre persona arrestuar

Garda Civile e Komandës së Almerisë zbuloi një shtëpi prej gati 700 m2 e cila përdorej si qendër për trafikimin e drogës. Tre persona u arrestuan dhe u sekuestruan 180 kg lëndë narkotike kanabis sativa, e ndarë në 170 thasë.

Aksioni i policisë spanjolle filloi më 12 mars të këtij viti, kur një patrullë vuri re hyrjen dhe daljen e disa personave nga kjo shtëpi, ku dyshohej se po bëhej ambalazhimi i lëndës narkotike.

Gjatë vëzhgimit, u vërejti lëvizja e disa automjeteve që dilnin nga shtëpia, me dyshimin se njëra prej tyre mund të përdorej për transportin e lëndës narkotike. Dy orë pas fillimit të operacionit, dy automjete u ndaluan dhe u kontrolluan, duke zbuluar lëndën narkotike në njërin prej tyre.

Pas ndalimit, në një automjet u zbulua lënda kanabis sativa e ambalazhuar në vakuum dhe e etiketuar sipas përqindjes së THC, ndërsa dy shqiptarë u arrestuan në vendngjarje.

Më pas, gjatë kontrollit të shtëpisë, u gjetën materiale të shumta për ambalazhim, pajisje për kultivimin e marijuanës, si dhe pronari i shtëpisë u arrestua për dyshimin se kishte dijeni për veprimin e paligjshëm të qiramarrësve të tij në shtëpi.

Kjo veprimtari e suksesshme e autoriteteve spanjolle është një tjetër hap në luftën kundër trafikut të drogës në rajon.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...