29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Vrasja e rëndë në Grykë Zezë: Dënim me burg të përjetshëm për Besnik Pjetrin për vrasjen e vjehrrit dhe kunatin

Gjykata e Lezhës dënoi me burg të përjetshëm Besnik Pjetrin (Përdeda), i cili në muajin gusht të vitit 2022 vrau ish-vjehrën dhe vëllanë e ish-gruas në fshatin Grykë Zezë të Lezhës.

Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes të 29 gushtit 2022 në fshatin Gryk Zezë, ndërsa viktimat ishin Pjerin Perjaku, 56-vjeç, dhe Gent Perjaku, 32-vjeç. Shkak i vrasjes ishte fakti se nuk e lejonin të takonte 2 vajzat. I shumëkërkuari u vu në pranga në dhjetor nga forcat RENEA.

Përveç vrasjes së dyfishtë, ai u gjet fajtor edhe për akuzën e armëmbajtjes pa leje. Si ndodhi vrasja? Besnik Pjetri, ish-dhëndri i familjes, shkoi në banesën e Pjerin Përjakut dhe qëlloi me armë atë dhe djalin e tij, duke i lënë të vdekur. Ngjarja e rëndë dyshohet se ndodhi pas konflikteve familjare, ndërsa autori ishte divorcuar me bashkëshorten para 6 vitesh. Dy viktimat ishin kthyer një ditë para ngjarjes nga Italia. Si shkak për vrasjen, autori ngriti pretendimin se viktimat nuk e lejonin që të takonte vajzat e tij. Autori dhe ish-bashkëshortja kishin jetuar në Itali, pas divorcit kishin qëndruar në vendet e BE-se dhe prej pak kohësh ishte kthyer në Shqipëri. Ish gruaja e kishte denoncuar Pjetrin për dhunë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...