16.5 C
Tiranë
Monday, April 21, 2025
spot_img

‘Karakteristikat e COVID-it nuk janë më aq vdekjeprurëse sa ishin 2-3 vite më parë’, mjeku shpjgon virozat e stines

Qarkullimi i virozëve gjatë sezonit të dimrit është rritur ndjeshëm, ku vetëm javën e fundit janë raportuar 16 mijë raste me grip. Aktualisht në vendin tonë ka qarkullim të gripit dhe COVID-it, por mjeku Dritan Ulqinaku sqaron se tashmë nuk është më ai COVID vdekjeprurës që ishte 2-3 vite më parë.

“16 mijë raste në javë janë ato që janë takuar me mjekun, por rastet duhet të jenë 2-fishi. Jo të gjithë ata që kanë simptoma gripi shkojnë te mjeku. Ne flasim për rastet që ka sistemi shëndetësor dhe kjo shifër na bën që të jemi alert. Vëzhgojmë nga afër nëse do të kemi një rritje apo jo, nuk e themi dot me siguri tani. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur dihet që ka një shtim të virozave që qarkullojnë. Maskat duhen futur në kulturën personale për të mbrojtur vetën ose të tjerët. Për sa kohë sa sistemi shëndetësor përballoj fluksin maska nuk bëhet e detyrueshme.

Ne kemi qarkullim të disa varianteve të gripit dhe të COVID dhe është një miks qarkullimi virozëve në këtë sezon dimri dhe është e vështirë ta thuash nëse është grip apo COVID. Gripi nuk ka ndryshuar, është i rëndë por kalon shpejtë. Ndërsa COVID fillon më gradual dhe zgjat më shumë dhe dhimbjet e trupit janë më prezente, dhimbje koka, diarre por e ndan laboratori nëse është grip ose COVID. Gripi ka një temperaturë të lartë, ndërsa COVID e ka pak më të ulët. Kur të dyja janë virale si gripi dhe COVID për momentin kur jemi nuk kanë një diferencë të madhe pasi nuk është më COVID që ishte para 2-3 viteve, kur COVID ishte vdekjeprurës”, tha Ulqinaku.

Shtresat më vurnerabël ndaj gripit janë fëmijët, shtatzënat dhe mosha e tretë, ku Ulqinaku tha se ata duhet të ruhen maksimalisht për ta shmangur si përmes përdorimit të maskave por edhe ushqimit dhe vaksinës së gripit.


“Vaksina e gripit preferohet nga mosha e tretë dhe bluzat e bardha, vit pas viti kemi pasur një rritje të tyre, por kjo nuk do të thotë se e parandalon 100 %”, t
ha Ulqinaku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Jonas Kepi – Zëri i Rinisë Shqiptare në Arenën Ndërkombëtare Një lider që po...

0
Në një epokë kur të rinjtë po marrin një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në politikë, diplomaci, zhvillim ekonomik dhe çështje globale, Jonas...

Illinois – Katër viktima pas rrëzimit tragjik të një avioni të vogël që goditi...

0
Një aksident ajror me pasoja tragjike ka ndodhur në qendër të Illinois, ku katër persona humbën jetën pasi një avion i vogël Cessna 180...

Ditea Berisha: “Jam beqare” – Moderatorja e “Ferma Club” flet hapur për jetën personale

0
Moderatorja e njohur e emisionit “Ferma Club”, Ditea Berisha, ka folur pa komplekse për jetën e saj personale gjatë një interviste në emisionin “2984”...

Gjesti dhe Egli Tako, bashkë “dje, sot dhe nesër” – Çifti i “BBV4” konfirmon...

0
Pas një rrugëtimi të mbushur me emocione, debate dhe pasiguri brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 4”, Gjesti dhe Egli Tako duket se...

Kaos në Çad – Të paktën 4 të vdekur dhe mbi 130 të arratisur...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Çadin qendror, ku një përpjekje për arratisje nga burgu i Mongos ka përfunduar me viktima dhe dhjetëra të...