23.3 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Kina i kundërpërgjigjet akuzave për spiunazh: SHBA po përdor pretekst për sanksionimin ilegal të ndërmarrjeve kienze

Kina i është kundërpërgjigjur akuzave të SHBA-ve për spiunazh, duke thënë se që prej janarit të 2022, në territorin kinez kanë fluturuar më shumë se 10 balona dhe se Uashingtoni e ka ekzagjeruar situatën duke përdorur pretekst për sanksionimin ilegal të ndërmarrjeve kienze.

Akuza e bërë nga Ministria e Jashtme kineze pa prova, vjen pak ditë pasi Kina po përgatitjet të rrëzonte një objekt të paidentifikuar që fluturonte pranë bregdetit të saj lindor.

Zëdhënësi i ministrisë Wang Wenbin gjatë një konference për shtyp tha se “është e zakonshme që balonat amerikane të hyjnë ilegalisht në hapësirën ajrore të vendeve të tjera. Vetëm që nga viti i kaluar, balonat amerikane në lartësi të mëdha kanë kaluar ilegalisht hapësirën ajrore të Kinës më shumë se 10 herë pa miratimin e autoriteteve përkatëse kineze”.

Wang akuzoi SHBA-në për dërgimin e shpeshtë të anijeve dhe avionëve luftarakë për të kryer zbulime kundër Kine, ku pretendon se vetëm në vitin 2022 kanë zbarkuar 657 herë, ndërsa vetëm për janarin 64 herë.

 

 

“SHBA ka abuzuar me avantazhet e veta teknologjike për të kryer përgjime dhe vjedhje të fshehta të sekreteve nga e gjithë bota, përfshirë edhe nga aleatët e saj,” tha Wang, duke shtuar se SHBA është “perandoria më të madhe e mbikëqyrjes në botë”.

Në lidhjet me akuzat e SHBA-së më datë 4 shkurt për zbulimin e një balone kineze në territorin e saj, Wang tha se “Kina është shumë e pakënaqur me këtë dhe e kundërshton me vendosmëri. Ne do të marrim masat e nevojshme për të mbrojtur me vendosmëri të drejtat dhe interesat legjitime të ndërmarrjeve dhe institucioneve kineze”.

Më tej akuzoi SHBA-në për “ekzagjerim” të situatës dhe “duke e përdorur atë si pretekst për të sanksionuar ilegalisht ndërmarrjet dhe institucionet kineze”.

 

 

 

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...

SPAK e çon për gjykim Erion Isain: Tendera të orientuar, projekte fiktive dhe komunikime...

0
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është marrë i pandehur nga SPAK dhe është dërguar për gjykim, nën akuzën se ka favorizuar kompaninë “A&E Engineering”...

“Easy Money” godet mafiet shqiptare dhe italiane/ Shkatërrohet banka klandestine që qarkullonte deri në...

0
Një operacion i gjerë ndërkombëtar i koduar “Easy Money” ka goditur një rrjet të sofistikuar pastrimi parash që dyshohet se financonte dhe pastronte të...