26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Kjo lidhje nuk ekziston fare”/ Malbora Grura hedh dyshime të forta mbi raportin e Indrit me Vanesën

E ftuar në emisionin Ferma Club, ish-konkurrentja Malbora Grura ka folur hapur për marrëdhënien mes Indri dhe Vanesa, duke deklaruar se nuk beson aspak në sinqeritetin e çiftit.

Teksa sqaroi edhe njëherë raportin që ka pasur me Indrin, Malbora u shpreh se lidhja e tij me Vanesën nuk i duket reale.

“Unë nuk besoj te marrëdhënia e tyre. Kjo lidhje për mua nuk ekziston fare. Kur e njeh dikë, e di si sillet ai në momente të ndryshme”, deklaroi ajo.

Sipas ish-fermeres, sjellja e Indrit gjatë kohës që po afrohej me Vanesën nuk përputhej me atë të një personi të përfshirë seriozisht në një marrëdhënie.

“Ndërkohë që ishte në biseda me të, bënte plane për fundjava me pjesëmarrëse të tjera të fermës në provincat e Shkodrës. Do merrnin edhe dy shishe verë me vete”, u shpreh Malbora Grura.

Deklaratat e saj kanë ndezur menjëherë debat në rrjet, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Indri apo Vanesa do të reagojnë pas akuzave të bëra publikisht.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...