26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Ish-kreu i PD-së u dhunua në Lezhë, policia nis hetimet intensive 2 ditë mbas ngjarjes

Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e 9 majit në zonën e Lezhë, ku ish-kryetari i Partisë Demokratike në njësinë administrative Dajç të Zadrimës, Sokol Toma, është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas të dhënave paraprake, 53-vjeçari është goditur me sende të forta në rrethana ende të paqarta, ndërsa pas ngjarjes është transportuar me urgjencë për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 22:00 në autostradën Mamurras–Laç, në afërsi të kryqëzimit të Sanxhakut. Deri tani, autorët mbeten të paidentifikuar dhe nuk janë bërë të ditura motivet e sulmit.

Dy ditë pas ngjarjes, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka dhënë një njoftim zyrtar, ku konfirmon se grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur veprimet intensive për zbardhjen e rastit. Janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në një zonë të gjerë dhe po kryhen veprime të tjera hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një version përfundimtar mbi motivet e sulmit apo përfshirjen e mundshme të personave të tjerë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...