34.3 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Komisionerja e BE, Marta Kos: Ballkani Perëndimor ka vendin e tij në BE, Shqipëria dhe Mali i Zi para në integrim

Tirana – Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos, vizitoi sot Tiranën dhe ripërsëriti mbështetjen e BE-së për rrugën drejt integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ajo theksoi se Bashkimi Europian duhet të bëhet realitet i prekshëm për të gjitha vendet e rajonit dhe se Shqipëria dhe Mali i Zi po kryesojnë procesin si vende pararojë.

Kos u shpreh se “të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin BE dhe duhet të bëhen shtete anëtarë me të drejta të plota, si shpërblim për përafrimin me legjislacionin dhe vlerat e BE”. Ajo theksoi se përshpejtimi i reformave dhe zbatimi i Planit të Rritjes janë kyç për suksesin e integrimit dhe për të tërhequr investitorë të huaj në rajon.

Komisionerja nënvizoi se qytetarët dhe bizneset po përfitojnë tashmë nga instrumente si SEPA, duke ulur kostot e transaksioneve dhe duke përforcuar lidhjen mes vendeve të rajonit dhe BE-së. “Na mbeten edhe dy vite për t’i kthyer Plani i Rritjes në një histori suksesi dhe për të përgatitur terrenin për integrimin tuaj në BE”, tha Kos.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...