23.3 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Konispol: arrestohet 2 vite pas 43-vjeçari i dënuar për vrasjen e të atit pasi i vrau mamanë

Policia e Sarandës ka vënë në pranga 43-vjeçarin Klementin Islamaj, nga fshati Shalës në Konispol, i cili ishte shpallur në kërkim pas një vendimi gjykate që e dënon me burg për një ngjarje të rëndë familjare të ndodhur dy vite më parë.

Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë e ka dënuar atë me 3 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.

Ngjarja daton në gusht të vitit 2024, kur Islamaj dyshohet se ka shtyrë nga shkallët të atin, Hysen Islamaj, duke i shkaktuar vdekjen. Ky episod tragjik ndodhi pas një konflikti të rëndë familjar, i cili kishte paraprirë nga një tjetër ngjarje edhe më e rëndë në familje.

Sipas të dhënave hetimore, pak më herët babai i viktimës kishte vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij, 66-vjeçaren Shano Islamaj, duke e kthyer familjen në qendër të një tragjedie të dyfishtë që u zhvillua para syve të fëmijëve të autorit, të cilët ndodheshin në banesë në momentin e ngjarjeve.

Autoritetet bëjnë me dije se arrestimi i 43-vjeçarit është kryer në zbatim të vendimit gjyqësor, ndërsa ai do të vuajë dënimin e dhënë nga gjykata.

Hetimet dhe dokumentimi i plotë i ngjarjes së rëndë familjare vijojnë të mbeten pjesë e dosjes penale të çështjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...