Gjatë kontrolleve të befasishme në një Institucion të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP)Vlorë, është zbuluar një rast i posedimit të sendeve të ndaluara brenda ambienteve të brendshme.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit në katin e dytë të institucionit është konstatuar dhe sekuestruar një aparat celular tip “iPhone”, i cili ishte fshehur brenda një dysheku.
Menjëherë pas zbulimit të rastit janë kryer veprimet procedurale dhe është mbajtur procesverbal për sekuestrimin e sendit të ndaluar.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson se mbetet e angazhuar në forcimin e sigurisë në institucionet penitenciare dhe në goditjen e çdo veprimtarie të paligjshme brenda sistemit.






